Afera 'Partizani', nesër SPAK përball Berishën e Malltezin me prova, i merr të pandehur! ‘Vuloset’ fati i hetimeve për pasurinë! Detajet çfarë pritet të ndodhë

Tirane- Të mërkurën në mesditë (ora 12:00, 11 shtator) kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, do të paraqitet në SPAK në cilësinë e ish-kryeministrit, për tu njohur zyrtarisht me akuzat ndaj tij në aferën “Partizani”. Deri më tani, Berisha, në arrest shtëpie prej dhjetori 2023, është hetuar për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e ish-kompleksi sportit “Partizani”, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili përfitoi duke ndërtuar kulla mbi truall, akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, gjithashtu në “arrest shtëpiak” 

Malltezi, do të paraqitet në SPAK 2 orë pas Berishës, në 14.00. Nga e mërkura pas përballjes me hetuesit e SPAK, Berisha do të marrë zyrtarisht statusin e personit të pandehur, ashtu si dhe dhëndri i tij. Paralelisht SPAK po heton edhe pasurinë e Sali Berishës e familjes së tij, e pritet të shihet nëse ky hetim do të vijojë i veçantë, apo dosja “Partizani” do të ndahet me fraksione.

Prokurorët e SPAK pritet t’i vënë përballë Berishës e Malltezit provat e gjetura kundër tyre, dhe t’i ballafaqojnë dhe t’i pyesin mbi gjetjet e deritanishme të grupit të hetimit për dosjen e Partizanit.  

Akuzat do t’i komunikohen edhe me shkresë në prani të avokatëve mbrojtës. 

SPAK mund të jetë në pozitat e të njëjtave akuza mbi të cilat ka nisur hetimin ndaj Berishës e dhëndrit, por do pritet të shihet gjatë ditës së mërkurë nëse mund të ketë ndryshim të tyre, rëndim apo lehtësim të pozitës së ish-kryeministrit e dhëndrit.

Më tej pritet të shihet sa kohë do të marrë SPAK për të mbyllur plotësisht hetimet mbi dosjen “Partizani” dhe për t’ia dërguar më tej Gjykatës së Posaçme, me kërkesë për gjykim. Përballë hetuesve të SPAK Berisha do të mësojë edhe nëse do t’i komunikohet akuzë për hetimin ndaj tij mbi pasurinë, apo nëse gjithçka do të vijojë e hapur dhe prokurorët e posaçëm do të duan më shumë kohë për të gërmuar mbi pasurinë e familjes së ish-kryeministrit.

Për këtë dosje, Prokuroria e Posaçme ka vënë në hetim edhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, i cili aktualisht është në masën detyrim paraqitje. Ai është hetuar për veprat penale "Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore", dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim, por ende nuk dihet se kur do i komunikohet akuza.

Menjëherë sapo mori fletëthirrjen, ish-kryeministri mobilizoi militantët për t'i ushtruar presion drejtësisë dhe u bëri thirrje për protestë në orën 12:00, kohë kur Berisha pritet të mbërrijë në SPAK.

Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. Ish kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv Partizani, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

Ndërkohë, Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, pasi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij, Berisha. 

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Paga mesatare në Shqipëri 75.114 lekë, në shtet 15 mijë lekë më e lartë se në privat! Bizneset dorështrënguar në paga dhe pse s’kanë punonjës

Paga mesatare në Shqipëri 75.114 lekë, në shtet 15 mijë lekë më e lartë se në privat! Bizneset dorështrënguar në paga dhe pse s’kanë punonjës