Skandal në Rumani/ Tifozët vendas thirrje raciste ndaj shqiptarëve, Kosova braktis ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve! Kapiteni tërhoqi ekipin, Dardanët mund të humbasin në tavolinë (VIDEO)

BUKURESHT - Gjyqtari danez Morten Krogh e ka mbyllur pas një ore ndërprerje ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës (0-0), pasi lojtarët dardanë nuk dolën në fushë për shkak të sigurisë së ulët në “Arena Nationala” dhe racizmit të tifozëve vendas.

Pas më shumë se një ore pritjeje, Franco Foda refuzoi ta nxirrte ekipin në fushë edhe pas vendimit të lojtarëve, pasi nuk pati siguri nga huliganët rumunë, që hodhën sende të forta, u futën në fushë dhe bënë thirrje: “Serbia, Serbia”.

Braktisja e ndeshjes

Minuta 90+5' / Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës (0-0) është ndërprerë në minutat shtesë, për shkak të thirrjeve kundër shqiptarëve. 

Ka qenë minuta e 95-të kur kapiteni Amir Rrahmani ka tërhequr ekipin në dhomat e zhveshjes, pas thirrjeve raciste të përsëritura në stadium nga tifozëria ultrase rumune.

Po kështu gjatë ndeshjes është fërshëllyer edhe himni i Kosovës.

Ky nuk është incidenti i parë mes dy skuadrave, pasi edhe më parë në takimet mes tyre ka pasur ndërprerje të takimit për shkak të incidenteve nga tifozëria rumune, gjatë eleminatoreve për Evropianin e kaluar.

Pasojat dhe rregullorja e UEFA-s, Kosova rrezikon humbjen në tavolinë

Neni 29 i UEFA-s refuzimi për të luajtur dhe raste të ngjashme i shpjegon të gjitha.

Nëse një klub refuzon të luajë ose është përgjegjës për një ndeshje (përfshirë çdo gjuajtje penallti) që nuk zhvillohet ose nuk luhet plotësisht, Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s e shpall ndeshjen të humbur nga klubi/kombëtarja në fjalë.

Për më tepër, nëse rrethanat e rastit e justifikojnë këtë, Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s mund të vendosë çdo masë disiplinore të mëtejshme që konsiderohet e përshtatshme për klubin/kombëtaren në fjalë, duke përfshirë përjashtimin nga gara.

Lojtarët e Kosovës dalin nga fusha

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:10
Braktisja e ndeshjes, Kosova pritet të humbasë në tavolinë! Fiton dinjiteti dhe shpirti i kombit

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës për Ligën e Kombeve e zhvilluar në Bukuresht u ndërpre dhe nuk do vijojë më për shkak të thirrjeve raciste që ultrasit vendas bënë kundër shqiptarëve në mënyrë të përsëritur. Edhe pse vendimi për mos dalë në fushë dhe pse loja donte vetëm një minutë të përfundonte dhe rezultati ishte 0-0 me dominimin e Kosovës, shqiptarët tej Drinit mund ta humbasin ndeshjen në tavolinë.

Por çfarë thonë rregullat e UEFA-s kur kemi të bëjmë me raste të tilla?

Neni 29 i UEFA-s refuzimi për të luajtur dhe raste të ngjashme i shpjegon të gjitha.

Nëse një klub refuzon të luajë ose është përgjegjës për një ndeshje (përfshirë çdo gjuajtje penallti) që nuk zhvillohet ose nuk luhet plotësisht, Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s e shpall ndeshjen të humbur nga klubi/kombëtarja në fjalë.

Për më tepër, nëse rrethanat e rastit e justifikojnë këtë, Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s mund të vendosë çdo masë disiplinore të mëtejshme që konsiderohet e përshtatshme për klubin/kombëtaren në fjalë, duke përfshirë përjashtimin nga gara.

Neni 29.02

Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s mund të vërtetojë rezultatin ashtu siç ishte në momentin kur ndeshja u pezullua nëse rezultati i ndeshjes ishte në dëm të klubit/kombëtares përgjegjës/e për pezullimin e ndeshjes.

Neni 29.05

Pas marrjes së një kërkese të arsyetuar dhe të mirë-dokumentuar nga klubi/kombëtarja e dëmtuar, administrata e UEFA-s mund të caktojë një shumë të kompensimit për humbjen financiare.

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • berisha: 16/11/2024 09:02

    MINUTA E 95 DHE LENE LOJEN,,SHIKONI SE C"MASKARENJ JANE KOSOT..,.SA ISHTE REZULTATI NUK MERRET VESH....

    Përgjigju
  • Respekt: 16/11/2024 08:11

    Kosova! Keto leptilie sllavo-Gabel!

    Përgjigju
  • Iris: 16/11/2024 03:07

    Rumania do te denohet me ndonje gjobe e ndeshje pa tifoze,kurse Kosova do te humbe ne tavoline e ndonje gje tjeter.Na rrofte dinjiteti e shpirti kombetar!Nese donit me te vertete te ruhej dinjiteti kombetar,duhet te kishin dale e te luanin e te benin gola per inat te rumuneve,jo te benin kete veprim.

    Përgjigju
    • Fluturon gomari: 16/11/2024 09:27

      Per 1 minut mbaronte loja kur ti benin golat? Vjet dolen pavarsisht se u nderpre ne minuten e 17, por kete here mire ben qe u futen brenda sepse u perserit i njejti veprim.

  • Lojtari: 15/11/2024 23:21

    Nuk vunë mënd këta rumunët

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë