Liga e Kombeve/ Sfida kundër Gjeorgjisë në 'Air Albania', shiten të gjitha biletat

Liga e Kombeve/ Sfida kundër Gjeorgjisë në 'Air Albania', shiten të gjitha biletat

Kombëtarja feston suksesin kundër Ukrainës

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë për këtë vit në stadiumin “Air Albania” të martën ndaj Gjeorgjisë, në orën 20:45.

Pas triumfit spektakolar ndaj Ukrainës, Kombëtarja ka në program një tjetër ndeshje në shtator, këtë herë në shtëpinë e të gjithë shqiptarëve “Air Albania”, që do të jetë i mbushur plot në mbështetje të Shqipërisë.

Të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Gjeorgji, e vlefshme për UEFA Nations League janë shitur. 'Air Albania' ka kapacitet prej 22.400 ulësesh.

Federata Shqiptare e Futbollit ka shpërndarë një mesazh falenderues për të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” më 10 shtator, në mbështetje të ekipit tonë Kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë respekt ndaj ekipit kundërshtar.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

'Zënka Asllani-Manaj? Herën tjetër e gjuaj unë', Sylvinho paralajmëron: Në këtë grup do të shohim gjithçka, nuk e kam peng Ismajlin

'Zënka Asllani-Manaj? Herën tjetër e gjuaj unë', Sylvinho paralajmëron: Në këtë grup do të shohim gjithçka, nuk e kam peng Ismajlin