Historike/ Kombëtarja me ‘pesë yje’, Shqipëria përmbys 1-2 Ukrainën në Pragë! Cikli i ri nis me fitore në Ligën e Kombeve

Historike/ Kombëtarja me ‘pesë yje’, Shqipëria përmbys 1-2 Ukrainën në Pragë! Cikli i ri nis me fitore në Ligën e Kombeve

Ukrainë 1-2 Shqipëri

FT/ Ukrainë 1-2 Shqipëri (Konoplia 49' / Ismajli 54', Asani 66')

ÇEKI - Kombëtarja shqiptare e futbollit e nisi me fitoren 1-2 kundër Ukrainës aventurën në sezonin e ri të Ligës së Kombeve. Në stadiumin "Epet Arena" të Pragës, kuqezinjtë e Sylvinhos fituan tri pikë në Grupin 1 të Ligës B me një përmbysje spektakolare, me golat e Ismajlit dhe Asanit. Kjo sfidë rezultoi historike për kuqezinjtë, që në shtatë takime kundër Ukrainës vetëm të shtunën e 7 shtatorit 2024 gjetën fitoren e parë.

Ndeshja/ Me një formacion identik si në Euro 2024, por me qendrën e prapavijës të ndryshuar për shkak të dëmtimeve, Sylvinho e nisi ndeshjen duke studiuar kundërshtarin. Do të ishte Qazim Laçi që në tre raste gjatë pjesës së parë mund të kishte kaluar në avantazh kuqezinjtë, megjithatë frasioni i parë u mbyll me rrjeta të paprekura, por dukshëm me një epërsi të Shqipërisë.

Nisja e pjesës së dytë nuk ishte e duhura për tanët, që panë Konoplia t'i ndëshkonte me një të djathtë 'fluturimthi', kjo edhe pas një hutimi të prapavijës sonë.

Vetëm pesë minuta pas golit, Ardian Ismajli u kthye në hero për tanët. Një krosim i Asllanit bëri që topi të mbetej në zonë, teksa mbrojtësi nuk e pati të vështirë që në rikthimin nga minuta e parë me ekipin të barazonte ndeshjen.

Gol dhe motiv për kuqezinjtë që panë më shumë drejt portës së Trubin. Në minutën e 66-të, Rey Manaj lëvizi bukur në vijën e pozicionit jashtë loje, la një top në zonë dhe Jasir Asani me të majtën çoi peshë zemrat e kuqezinjve për përmbysjen 1-2.

Pjesa e mbetur e lojës i dha mundësinë Sylvinhos që të hidhte në fushë Medon Berishën dhe Arbër Hoxhën, duke freskuar Qazim Laçin dhe Nedim Bajramin.

Deri në fund nuk pati gola të tjerë, ndëra padyshim heroi i takimit ishte Ardian Ismajli që veç golit bëri edhe ndërhyrje shpëtimtare, njëra nga të cilat mbi vijën fatale. Nota e vlerësimit sipas "SofaScore" 8.3 për kapitenin e Empolit, që ishte njeriu i ndeshjes.

Në sfidën tjetër të këtij grupi, Gjeorgjia fitoi 4-1 kundër Çekisë dhe ne tri pikë ndan kreun me kuqezinjtë. Pas tre ditësh në "Air Albania" luhet ndeshja tjetër e këtij grupi në Ligën e Kombeve, me Shqipërinë që pret pikërisht Gjeorgjinë.

Komentet më të rëndësishme:

90+3' Mbyllet 1-2 ndeshja në Pragë, Shqipëria merr një fitore historike.

83' Rey Manaj me kokë nga brenda zonës godet shtyllën.

66' Jasir Asani përmbys rezultatin, 1-2 në Pragë. E majta e sulmuesit ndalet në rrjetë. Asist nga Manaj.

62' Ismajli bën liderin, goditja me kokë e tij ndalet nga Trubin.

56' Ismajli largon një top që po i drejtohej portës, mbrojtësi bën heroin për tanët.

54' Ardian Ismajli barazon rezultatin në 1-1. Pas një krosimi të Asllanit nga këndorja, topi i mbetur në zonë u godit bukur nga mbrojtësi që vendoi ekuilibrat.

49' Konoplia kalon në avantazh ukrainasit. Mykolenko hodhi një top nga e majta e sulmit, me sferën që kaloi gjithë pasqyrën e zonës dhe Konoplia 'fluturimthi' ndali topin në rrjetën e Strakoshës.

46' Fillon pjesa e dytë, asnjë zëvendësim te të dyja skuadrat.

45+1' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.

41' Qazim Laçi i pafat, gabon një tjetër rast.

31' Jasir Asani me kokë nga brenda zonës, sfera mbetet në lojë. Tjetër mundësi e mirë për tanët.

21' Rrëmujë në zonë, nuk përfitojnë lojtarët e Kombëtares kuqezi në një pasim nga krahu i majtë.

9' Qazim Laçi ka shansin e parë për tanët, goditja shkon ngjitur me shtyllën e majtë pingule të Trubin.

1' Nis me pesë minuta vonesë ndeshja në Pragë, një nga futbollistët miq kishte probleme me këpucët e lojës.

Formacionet zyrtare:

Ukraina (3-5-2): Trubin, Kabalev, Matvijenko, Zabarnji, Brazhko, Sudakov, Shaparenko, Konplia, Mykolaenko, Tsigankov, Jaremçuk
Trajner: Sergei Rebrov

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Bajrami, Manaj Trajner: Sylvinho

Renditja e Grupit B1:

Notat sipas "SofaScore":

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:26
'Kosova është Shqipëri', pankarta mes Pragës nga tifozët e Kombëtares


'Kosova është Shqipëri', kjo është pankarta e tifozëve të Kombëtares në ndeshjen mes Ukrainës dhe Shqipërisë për Ligën e Kombeve. Edhe në këtë duel të shumtë janë kuqezinjtë që ndjekin ekipin nga stadiumi në Pragë.

Ora 19:32
FORMACIONET ZYRTARE/ Kombëtarja luan në sulm, Sylvinho beson te fantazia e Bajramit! Hysaj kapiten

 

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka bërë me dije edhe formacionin zyrtar të ndeshjes në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë luajnë kundër Ukrainës këtë të shtunë në 20:45 në stadiumin Epet Arena në Pragë të Çekisë.

Formacionet zyrtare:

Ukraina (3-5-2): Trubin, Kabalev, Matvijenko, Zabarnji, Brazhko, Sudakov, Shaparenko, Konplia, Mykolaenko, Tsigankov, Jaremçuk
Trajner: Sergei Rebrov

Shqipëria: (4-3-3) Strakosha; Hysaj (C), Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Bajrami, Manaj

Ora 18:23
Përballja me Ukrainën, Sylvinho lë në tribunë sulmuesin e Partizanit

1725726225_1725726128sylvinhoagimzeka.jpg
Kundër Ukrainës sot në 20:45, trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka lënë në tribunë Agim Zekën. Sulmuesi i Partizanit u ftua për herë të parë në ekipin kombëtar, por ka mbetur jashtë ndeshjes për shkak se në protokoll lejohen vetëm 23 emra dhe trajneri me vete ka 24 futbollistë.

Ora 18:22
VIDEO/ Priten 3 mijë tifozë kuqezi në Pragë, ultrasit e Kombëtares nisin festën


Në Pragë sot në 20:45 luhet Ukrainë - Shqipëri e vlefshme për Ligën e Kombeve. Në stadium priten afro 3 mijë tifozë kuqezi, teksa festa e ultrasve të Kombëtares ka nisur në baret dhe rrugët e kryeqytetit çek.

 

S.DH/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 07/09/2024 22:27

    Ca eshte kjo deshire per fitoren e Shqiperise o njerez? Nuk jemi ruse qe te deshirojme mposhtje te Ukraines! Ti lejojme te fitojne ose ne rastin me te keq ti lejojme barazimin!

    Përgjigju
  • filip: 07/09/2024 21:53

    FIFA duhet të ndëshkoi sepse ky është provokim,sporti duhet ti bashkoi njerëzit,kur këto i bëjnë tifozët e ndyrë të Serbisë ne ulërima...

    Përgjigju
  • Avdalli: 07/09/2024 20:06

    Po me hysajn cpste mor legen ste mjaftoi europiani me hysaj me seferin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mjeku psikiatër në ‘Klinika 24’: Kujdesuni për shëndetin mendor çdo ditë

Mjeku psikiatër në ‘Klinika 24’: Kujdesuni për shëndetin mendor çdo ditë