Liga Profesioniste hedh poshtë edhe ofertën e dytë të Denajt: Ja pozicioni i FSHF në lidhje me 4 kërkesat

Liga Profesioniste ka hedhur poshtë edhe ofertën e dytë për t’u takuar me Anila Denajn dhe Fidel Yllin në Ministrinë e Financave. Në një intervistë për report tv, sekretari i Ligës Dritan Kadia, thotë se i mbeten qëndrimit të parë për t’u takuar vetëm me kryeministrin Rama.

“Kërkohet vullnet politik i kryeministrit i cili i ka bërë këto premtime. Në tavolinë ai le t’i marrë edhe zonjës Denaj, por edhe Fidel Yllin, me kushtin që të jetë edhe ai,”-u shpreh Kadia.

Lidhur me akuzat e përfaqësuesit të qeverisë për të negociuar me Ligën Profesioniste, Fidel Ylli, i cili tha se pas gjithë kësaj fshihet presidenti i FSHF-së Armando Duka, Kadia shprehet:

“Armando Duka dhe FSHF është vetëm një palë që është pranuar nga Liga, për arsyen se I gjthë ky si process është iniciuar nga federata. Është ndjekur nga FSHF dhe federata I ka personat të cilat i kanë njohuritë për këto çështje. Ndaj në negociata është kërkuar të jetë grupi negociator , qeveria dhe FSHF. Pra është një negociatë tre palëshe.”

Ndërkohë nëpërmjet një qëndrimi në faqen zyrtare Liga Profesioniste thotë se priste më shumë mbështetje nga Fidel Ylli në konferencën e djeshme me ministren e Financave Anil Denaj. Ndër të tjera Liga ngre edhe disa pyetje të cilët lënë të kuptosh se mungon vullneti politik për kërkesat e tyre, të cilat kanë çuar deri në bojkotin e kampionatit.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 16/09/2020 21:19

    Presionit qeveria mos ti tytet.Po deshen kurre mos ta fillonjne kampionatin .Ka narre oara FSHF dhe futbolli ne pergjithesi sa nuk ka marre kurre me pare . Kryeministri ka halle te tjera me popullin keto duan qiftet e Koqo Koqedhima

    Përgjigju
  • 17nentori: 16/09/2020 17:16

    Shkrieni kete superleshin se na jane bere president gjith pronaret e firmave te ndertimit dhe kane pastruar parat e pista tek ne ska futboll s’ shkon me njeri ne stadium

    Përgjigju
  • Tirona: 16/09/2020 15:30

    Presidentet e klubeve mos te degjojne se cfare thone keta burokrate te liges, por te bihen dakort me njeri tjetrin qe te nisin kamoionatin qe te mos penalizohen nga UEFA. OFL dhe SHPAKU se shpejti do te zbarkojne tek keta burokrate qe paguhen nga taxapaguesit pa bere asnje pune ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)