Para se të merrni një udhëtim për diku bëni mirë të lexoni për atë vend, në mënyrë që të shpëtoni nga çastet e sikletshme dhe gjobave që mund të merrni për shkak të shkeljeve që mund të jenë normale në vndin tonë.
Nga ushqimi i pëllumbave në Venecia apo kumari në Indi, mund ta gjeni venden në bela me ligjin nëse nuk dini disa nga rregullat kryesore.
Ushqimi i pëllumbave në Venecia
Ushqyerja e pëllumbave në sheshin ‘San Marko’ në Venecia, mund të duket si një veprim i pafajshëm, por qyteti e ka të ndaluar. Është e ndëshkueshme me një gjobë, pasi pëllumbat dëmtojnë statujat.
Hedhja e biletës së metrosë në Paris dhe Madrid
Pasojat e hedhjes së biletës në disa qytete të mëdha për shkak të mosdijes, mund të jetë një shkelje ligji. Turistët që nuk flasin gjuhën, e gjejnë veten duke paguar gjoba për hedhje të biletës, pasi kanë hyrë në metro, pa menduar se do t’i duhet në dalje.
Revistat erotike dhe alkooli në Maldive
Një vend me parime islamike, sjellja e materialit fetar jo-mysliman në vend është e ndaluar, por vetëm ikonat fetare si statujat janë të ndaluara në dogana. Përveç kësaj, vendi ka ndaluar materialet pornografike dhe alkoolin.
Kumari në Indi
Në shumicën e vendit, kumari është i ndaluar dhe luajtja me letra për para, mund të konsiderohet një formë e kumarit. Mund të luani letra, por sigurohuni që të mos vini para apo shpërblim për fitimtarin. Loja mund të shkaktojë një gjobë apo deri në tre muaj burg.
Drogat në Azinë Juglindore
Vendet si Bali, Malajzia, Singapori dhe Filipinet kanë ligje shumë të ashpra antidrogë. Kjo për shkak të trafikimit nga Trekëndëshi i Artë, një zonë në kufi me Tailandën, Laosin dhe Mianmarin që prodhojnë sasitë më të mëdha të drogave të paligjshme.
Puthjet në Dubai dhe Abu Dabi
Turistët që vizitojnë Emiratet e Bashkuara Arabe duhet të jenë në dijeni të ligjeve, pasi puthjet apo prekjet e njeriut tuaj të dashur në publik, mund t’ju çojnë në burg. Nuk përjashtohen gjobat, ndaj tregohuni të kujdesshëm në Dubai apo Abu Dabi.
Rrobat e kamuflazhi në Barbados
Vetëm anëtarët e ushtrisë janë të lejuar të veshin kamuflazh në Barbados dhe kjo jo për faktin se nuk është në modë. Ndalimi i tyre u bë në vitet ’80 për të parandaluar imitimin e ushtarëve dhe plaçkitjen e njerëzve. Ata që e shkelin mund të gjobiten.
Të dalësh kundër qeverisë kineze
Një grup turistësh janë arrestuar së fundmi dhe më pas deportuar nga Kina, të akuzuar për lidhje terroriste. Turistët thanë se u arrestuan për shkak se ndoqën një dokumentar rreth Genghis Kahn, udhëheqësit mongol që pushtoi Kinën në vitin 1200. Policia i arrestoi ata për propagandë.
Zhveshja në Barcelonë
Ndonëse Barcelona ka dy plazhe nudistësh, qyteti në vetvete nuk është tepër tolerant për daljen gjysmë të zhveshur rrugëve të qytetit. Kështu, nëse mbani veshur rrobat e banjos në qytet, kjo është e paligjshme. Mund të merrni një gjobë, pasi vendasit e shohin si ofendim.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com