Financimi rus/ Ligjet që shkeli Kryemadhi, çfarë rrezikon nga mosdeklarimi i llogarive bankare jashtë vendit

Financimi rus/ Ligjet që shkeli Kryemadhi, çfarë rrezikon nga mosdeklarimi i llogarive bankare jashtë vendit

Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi, ish kryetare e LSI-së dhe ish Zonja e Parë, bëhet e para politikane shqiptare së cilës i zbulohen llogari bankare të padeklaruara në banka të huaja. Dokumentet e publikuara tregojnë, pagesa të kryera nga biznesmenë rus të naftës me përfituese zonjën Kryemadhi, të cilat ajo nuk i ka deklaruar.

Në kushtet kur zonja Kryemadhi është deputete e Kuvendit të Shqipërisë, ajo është subjekt i ligjit për “Deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”. Këto dokumente mbërritur përmes postës elektronike në Top Channel tregojnë se Monika Kryemadhi, më 15 shkurt 2017, mori një pagesë prej 5,350 euro nga kompania Holdem. Ndërsa një vit më pas në 23 maj të vitit 2018 një tjetër pagesë prej 13,500 euro po nga Holdem.

Transfertat janë në shuma të vogla por ato tregojnë se janë fshehur llogari bankare në banka në Zvicër dhe aksione në kompanitë offshore. Këto të dhëna të faktuara përmes dokumenteve janë mjaftueshëm për të vënë në lëvizje fillimisht  Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave siç edhe ia kërkon neni 27 i ligjit, për të thirrur subjektin në rastin konkret zonjën Kryemadhi.

 “Thirrja e subjektit për të dhënë shpjegime Kur gjatë kontrollit zbulohet se deklarimet nuk janë të sakta ose burimet e deklaruara nuk identifikohen dhe nuk mbulojnë pasuritë e deklaruara, Inspektorati i Lartë thërret subjektin për të dhënë shpjegime të hollësishme dhe argumentet përkatëse, të cilat paraqiten kurdoherë me shkrim brenda 15 ditëve nga data e njoftimit”.

Në kushtet kur zonja Kryemadhi nuk ka përfshirë në deklarimet periodike pagesat e përftuara në vitin 2017 dhe 2018 respektivisht 5,350 euro dhe 13.500 euro, ligj ka këtë parashikim në nenin 38 për pasojat.

 “Paraqitja në to të dhënave të rreme përbën vepër penale dhe dënohet sipas legjislacionit në fuqi”.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave siç edhe ia kërkon ligji duhet të nisë hetimin e këtij rasti e më pas janë organet e drejtësisë të cilat duhet të thonë fjalën e tyre. Dokumentet e publikuara nga Top Channel faktojnë se Monika Kryemadhi ka shkelur ligjin duke mos deklaruar pagesat e marra duke konsumuar një vepër penale. Si pasojë e mos këtij deklarimi Monika Kryemadhi ka konsumuar edhe një tjetër vepër penale atë të fshehjes dhe pastrimit të parave.

Nëse SPAK do të vërtetojë konsumimin e këtyre veprave penale e më pas gjykata do ta gjejë fajtore, atëherë ish Zonja e Parë e Shqipërisë humb mandatin e deputetes./ TCH

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/04/2023 02:16

    Me ka intriguar fakti qe u tha se kishte kaluar kufirin njehere ne kembe.Me /cilin/ mund te kete qene ne makine qe s'ka dashur te dale ne sist./Tims/??

    Përgjigju
  • O sapun SPAK ?: 02/04/2023 13:54

    Kesaj baxhelle duhet me i shkerdhy mbare e mbrapsht gjithe soji e sorrollopi e jo me te hapet çeshtje penale …!

    Përgjigju
  • Mona: 02/04/2023 13:22

    Mona po nxjer videot qe nxjerin dhjetra miljona te Lalit te cuara atje ku di ai, ndersa kta tani i sulen Mones me 5000 Po 10000 euro. Shikoni nga lali ore, pastaj meremi me te voglat

    Përgjigju
  • Ehhuuu: 02/04/2023 09:25

    Asgje ska per ti ndodhur. Te ishte ne vend normal as ne television nuk dilte jo me te ishte politikane

    Përgjigju
    • Den: 02/04/2023 11:30

      Fiks fare,ketu krimi dhe maskaralliku eshte kthyer ne moral.Me shume vota do te fitoje.Prove e gjalle eshte likja,non grata dhe ata ne pushtet me me skandalet qe jane kthyer ne rutine

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë