TIRANE- Policia do të përfshihet në një revolucion përsa u përket sistemit të gradave. Kështu rreth 6 mijë punonjës të policisë do të kenë ndryshime të gradave, për shkak se me ligjin e ri të Policisë së Shtetit do të shkrihen 2 grada: Nëninspektori dhe Kryeinspektori që janë edhe më të shumtat tek uniformat blu.

Pikërisht për këtë qëllim është bërë edhe një riorganizim e strukturës së gradave dhe se si do të shpërndahen për punonjësit e policisë. Deri më tani ka pasur 10 lloje gradash, ndërsa me hyrjen në fuqi të ligjit do të ketë vetëm 8 për shkak të heqjes së dy gradave. Për këtë qëllim pritet që rreth 6 mijë punonjës policie të njësohen me gradën e inspektorit, që për disa do të jetë rritje dhe për disa të tjerë ulje.