Ligji për FA, Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Presidentit Nishani, shfuqizon dy nene
TIRANË, 21 Prill /ATSH-Gjergji Mima/ – Gjykata Kushtetuese pranoi sot pjesërisht kërkesën e Presidentit Bujar Nishani për shfuqizimin e disa neneve të ligjit për Forcat e Armatosura. Në kërkesën e tij drejtuar Kushtetueses, Presidenti Nishani kërkonte shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit nr.59/2014 “Për karrierën ushtarake në forcat e armatosura në Republikën e […]
Gjykata Kushtetuese pranoi sot pjesërisht kërkesën e Presidentit Bujar Nishani për shfuqizimin e disa neneve të ligjit për Forcat e Armatosura.
Në kërkesën e tij drejtuar Kushtetueses, Presidenti Nishani kërkonte shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit nr.59/2014 "Për karrierën ushtarake në forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë dhe pezullimin e zbatimit të ligjit nr.59/2014 "Për karrierën ushtarake në forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë".
Pasi ka shqyrtuar dhe pranuar pjesërisht kërkesën e Presidentit Nishani, Gjykata Kushtetuese vendosi shfuqizimin e Neneve 25/3 dhe 26/4 të ligjit për Forcat e Armatosura.
Gjykata Kushtetuese vendosi pranimin pjesërisht të kërkesës. Gjykata vendosi shfuqizimin e neneve 25/3 dhe 26/4 të ligjit nr.59/2014 "Për karrierën ushtarake në forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë" dhe rrëzimin e kërkesës për pretendimet e tjera.
Vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese:
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, me datë 21.04.2015, mori në shqyrtim kërkesën që i përket:
Kërkues: Presidenti i Republikës së Shqipërisë
Subjekte të interesuara: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Ministria e Mbrojtjes
Objekt: 1. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit nr.59/2014 "Për karrierën ushtarake në forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë.
2. Pezullimin e zbatimit të ligjit nr.59/2014 "Për karrierën ushtarake në forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë.
Pasi shqyrtoi dhe analizoi kërkesën, me vendimin e datës 21.04.2015, bazuar në nenet 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjin nr.8577, datë 10.02.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë",
VENDOSI:
- Pranimin pjesërisht të kërkesës.
- Shfuqizimin e neneve 25/3 dhe 26/4 të ligjit nr.59/2014 "Për karrierën ushtarake në forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë".
- Rrëzimin e kërkesës për pretendimet e tjera. /atsh/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4209
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02