Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpreh bindjen se do gjendet vullneti për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar. Ai shprehu besim te presidenti Meta se do ta dekretojë ligjin.
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me debatin për Teatrin, kryebashkiaku tha se tashmë ekziston një konsensus i gjerë, si nga grupet e interesit, ashtu edhe nga popullata, mbi nevojën e një godine të re moderne, që plotëson të gjitha kushtet për aktorët.
Unë shpresoj te Presidenti si institucion por edhe si person. Ilir Meta është një njeri jashtëzakonisht konstruktiv, që gjithmonë ka synuar paqe sociale, jo sherr, jo shamatë. Besoj se qetësia dhe dashuria do triumfojë për diçka për të cilën ka konsensus të gjerë politik tashmë te aktorët, te ata që votuan në Parlament dhe te popullata. Siç e tha edhe i madhi Robert Ndrenika, kemi nevojë për Teatër dhe jo muze. Për një Teatër të ri besoj se do gjendet vullneti i mirë. Kam shumë besim.
Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës
Lajmi kryesor: