Skandali i vjedhjes së bankës, akuzat ndaj Fullanit dhe titujt mediatikë, duket se kanë patur një ndikim pozitiv për djalin e ish-guvernatorit, Erikun, që ka humbur kilet e tepërta dhe i është drejtuar një stili të shëndetshëm jetese.
Fotot e fundit të postuara në Instagramin e tij e tregojnë Erikun bullafiq të tjetërsuar, ndërsa i pyetur nga miqtë se cili ishte sekreti i transformimit, u përgjigj 'aktiviteti fizik'.
Nga ana tjetër edhe kryefamiljari i familjes Fullani është parë në publik, teksa plot mirësjellje përshëndetet me disa mikesha.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)