Ende pa nisur mirë gara e “American idol”, publiku amerikan e ka bërë zgjedhjen e tij. Interpretimi i këngëtares kosovare Lindita Halimi është deri më tani më i klikuari dhe shifrat vazhdojnë të rriten. Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja nëpërmjet një shkrimi në Instagram, e cila edhe pse synon fitoren, është kapur e papërgatitur nga suksesi i menjëhershëm që po korr.

“O Zot e kanë seriozisht? Audicioni im në “American Idol” është më i klikuari në YouTube??? Po ndodh vërtetë?” shkroi 26-vjeçarja duke shfaqur hapur habinë. Vlen për të theksuar se Lindita përpos talentit të saj të padiskutueshëm tërhoqi vëmendje edhe me historinë e rënies në peshë, që frymëzoi mijëra femra në SHBA, ku fenomeni i mbipeshës është shumë i prekshëm.

Halimi interpretoi përapara një jurie profesionistësh, mes tyre edhe Jennifer Lopez, këngën legjendare “This is a Man’s World” dhe mori tre përgjigje pozitive. Hapi i rradhës është drejt Hollywood-it!
linda halimi