Linda Halimi: Si do ta dobësoj
Ermal Fejzullahun

Linda Halimi: Si do ta dobësoj<br /> Ermal Fejzullahun
TIRANE- Prej disa kohësh këngëtarja e njohur Linda Halimi, përveç profesionit të këngëtares ka hapur dhe një qendër dobësimi. Ajo mendoi të realizonte diçka të tillë pas suksesit të cilin e arriti në dobësim tek vetja ku nga 95 kilogram arriti të dobësohej deri në 59 kilogram. Tek qendra e saj këtë radhë kishte shkuar për dobësim këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu i cili si duket ka pranuar kritikat e medias se vërtetë ka shtuar shumë në peshë dhe i duhet një dietë urgjente për të sjellë trupin në formë. Ja se si shprehet Linda me këtë rast.

Lexuam njoftimin se në qendrën tënde do të dobësohet dhe këngëtari Ermal Fejzullahu, sa do zgjas trajtimi?

Dobësimi nuk dihet sa do të zgjasë si trajtim, gjithçka varet nga organizimi po për 10 ditë besoj do i hiqen diku 5 kilogram, duke bërë disa përllogaritje del se për një muaj ai do të mund të bjarë rreth 15 kilogram. Këngëtarja e muzikës popullore Linda Hakaj për 5 ditë ka hequr 6 kilogram.

Çfarë metode përdoret, vetëm me preparate apo dhe me dieta?

Me preparate, garantojmë që efekte anësore nuk ka.

As barëra nuk konsumohen?

Jo, gjithçka me anë të djersitjes, me sauna elektroda, body sauna dhe sauna dome.

Po vrapi aplikohet në këto metoda?

Jo. Gjithçka çfarë duhet bësh është të qëndrosh si boss (qesh). Do djersitesh në temperaturë deri në 95 grad celcius. Aparaturat përveç që djersisin me rreze infrared - infra të kuqe, ato bëjnë dhe pastrimin e thellë të lëkurës.

Efekte negative për trupin dhe lëkurën nukkanë rrezet infra të kuqe?

Jo, gjithçka është e përcaktuar me minuta pa tejkaluar limitin. Do të kryhet e njëjta proçedurë siç me është kryer mua kur kam qenë vetë në trajtim, unë kam arritur të humb 34 kilogram, isha 94 kg por tani jam 59 kg.
Përse Ermali vendosi të drejtohet në qendrën juaj?

Kanë filluar të vijnë personazhe si Labinot Tahiri, Linda Hakaj, Shqipe Abazi, Baboo Darabuka etj. Të gjithë e kanë marrë vesh nga Facebook pasi i kam shokë, nga lajmet, mediat dhe reklamimet që i bëjmë qendrës, pastaj vijnë edhe të rekomanduar nga njëri- tjetri.

Paguajnë Vip-at ndonjë çmim ekstra për këtë trajtim?

Jo aspak, çmimi është i njëjtë për të gjithë.

Ndonjë bakshish si dhuratë nuk ju japin?

(Qesh), Pyetje interesante, këto gjëra janë paksa private. Do të thotë nuk ka asgjë për të diskutuar rreth kësaj.

Kush ju ndihmon në menaxhimin e qendrave, sa është numri i tyre deri tani?

Këto janë statistika që i takojnë qendrës, mirëpo mund të them që gjithçka momentalisht po shkon sipas planifikimeve dhe dëshirave që kam pasur rreth qendrës. Muajin tjetër hapen zyrtarisht edhe 3 qendra të tjera të dobësimit ku totalisht do jenë 5.

Po planet në muzikë deri ku shkojnë, cilat janë synimet e Lindës, koncertet albumet dhe klipet?

Linda do të merret me zgjerimin e biznesit deri në fund të këtij viti, ku qendrat do t'i lë në menaxhim të sigurtë dhe në nëntor do të ikë në Amerikë. Më pas për dy javë do të qëndroj në Los Angeles sepse kam disa plane. Do të kthehem në Kosovë për dy muaj derisa pas kësaj të vendosem në Amerikë. Kënga 18+ do të promovohet si premierë pas 10 ditëve dhe kam në plan t'i bëj një videopromovim. Këtë vit totalisht i kam ndërprerë koncertet përveç 15 të tillave që i kam mbajtur nëpër Kosovë, por jo më shumë pasi jam angazhuar seriozisht me bizneset deri sa të shkoj në Amerikë.

(Shkrimi u botua sot ne suplementin Thash&them)

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)