Linda Rama me fjalët e Kadaresë për negociatat: Shqiptarët e kanë humbur dy herë Evropën...sot jetojnë prapë në ankth

Linda Rama me fjalët e Kadaresë për negociatat: Shqiptarët e kanë humbur dy herë Evropën...sot jetojnë prapë në ankth

Bashkëshortja e Kryeministrit Rama, Linda Rama me anë të një statusit në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me shtyrjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Linda Rama ka zgjedhur fjalët e shkrimtarit Ismail Kadare i cili shkruan për shqiptarët dhe ëndrrën e madhe europiane. Sipas Kadares shqiptarët jetojnë prapë në  ankthin e humbjes së tretë.

"Shqiptarët, e kanë humbur dy herë Evropën: në shekullin XV dhe nën sundimin komunist. Sot, pas përmbysjes së komunizmit, shqiptarët jetojnë prapë në  ankthin e humbjes së tretë të Evropës. Ju që jetoni në zemër të saj, nuk mund ta kuptoni se ç’është ky ankth. " shkruan Linda Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët

7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët