Janë prindër të 7 fëmijëve. Abedini dhe Fiqeretja kishin 5 fëmijë kur Fiqiretja mbeti shtatzënë përsëri. Ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë kur pati komplikacionet e para. Ajo shkon në maternitetin e Beratit për të lindur ndërsa ende nuk e kishte mësuar së do të bëhej nënë e tre binjakëve.
Fiqiretja ishte në pritje për të sjellë në jetë edhe 3-fëmijë, të tjerë dy djem dhe një vajzë.
Ia dëgjoi të qarat e para trinjakëve Fatjoni dhe Erjoni jetuan ndërsa vajza ndërroi jetë. Lindja e fëmijëve ishte mjaft e vështirë. Të nesërmen mamia me emrin Margarita i komunikon lajmin e keq. I ati u mor vetë me kryerjen e ceremonisë, ndërsa vajza varroset në Polican.
Kur ende cifti nuk kishte marrë veten nga tronditja e parë, një tjetër lajm i keq për ta. Doktor Demokrati dhe mamia Margarita u komunikojnë se edhe një nga djemtë kishte ndërruar jetë. Erjoni kishte patur të njëjtin fat. Por nëse trupin e pajetë të vajzes e mbajti vetë në duar për ta varrosur, me djalin ishte marrë vetë personi mjekësor, se e kishin varrosur në Berat. Fiqerete dhe Abedini mbetën të shokuar. Cifti ngre dyshimet e veta, pasi nuk e panë trupin e pajetë të foshnjës. Nuk iu dha asnjë sqarim më shumë, ndaj sot ata kërkojnë Erjonin, i cili nëse është në jetë është një I ri 36 vjecar…
Lindi trinjakët në vitin 1983, vajza ndërroi jetë, çifti nga Berati në kërkim të binjakut tjetër
Komento