Një lindje e rrallë ka ndodhur në Turqi, ku një grua keniane ka sjellë në jetë pesënjakë në mënyrë natyrale. Lindja e pazakontë ka ndodhur një ditë më parë në një qytet të vogël në Turqi, ku gruaja solli në jetë tre djem dhe dy vajza.
Pavarësisht lindjes natyrale, dy djemtë e parë kanë ndërruar jetë pak pas lindjes, ndërsa tre fëmijët e tjerë gëzojnë shëndet të mirë. Gjithçka ka ndodhur pa asnjë trajtim hormonal, ndaj dhe është cilësuar nga ekspertët si një rast i rrallë, që ka shans të ndodhë një në 60 milionë. Të gjithë fëmijët peshonin nga 1.6 deri në 1.9 kilogramë.
/Shqiptarja.com

“Nëna 30-vjeçare, Jacintah Akinyi, filloi lindjen që në shtëpi dhe kur arriti në spital kishte lindur dy fëmijë, të cilët nuk mbijetuan”, tha drejtori i spitalit, John Malago. Akinyi është tashmë nënë e katër fëmijëve, ndërsa kishte humbur një fëmijë një tjetër fëmijë pak kohë më parë.
d.c./shqiptarja.com