Kryeministri Rama dhe İlker Ayci patën një takim kokë më kokë.
Siç thuhej, në maj të vitit 2017, Turkish Airlines po mbështet strategjikisht projektin e shqipërisë për linjat ajrore.
Gjatë një takimi të shkurtër me gazetarët, Kryeministri Rama the se e vlerëson shumë këtë partneritet strategjik.
“Ne e vlerësojmë shumë këtë partneritet strategjik që synon të bashkojë në mënyrë efektive potencialin e madh që Shqipëria ka për tu rritur në sektorin e aviacionit dhe njohurinë globale të Turkish Airlines. Sigurisht është e ditur se Turkish Airlines, si linja ajrore që fluturon në më shumë vende se çdo tjetër, ndan këtë përvojë të arritur gjatë eksperincës së saj. Fillimi i këtij partneriteti po fillon në një shkallë më të vogël, por ne synojmë që ajo të zgjerohet në kohën e duhur në përputhje me kushtet e tregut " tha Rama.
Duke mirëpritur Kryeministrin Rama, Kryetari i Bordit dhe i Komiteti Ekzekutiv i Turkish Airlines, İlker Ayci, tha se përparimi i sektorit të fluturimeve rrit ndjeshëm ekonominë.
"Përparimi i sektorit të aviacionit civil, është një levë e madhe për rritjen ekonomike, dhe është një nga prioritetet kryesore të vendosura nga qeveria shqiptare.
Aktualisht nuk ka linja ajrore shqiptare. Për këtë arsye, z. Edi Rama, një lidership kaq aktiv, ka punuar dendur në krijimin e kompanisë shqiptare, e cila do të lidhë Shqipërinë me rajonin dhe me globin me konceptin e cilësisë së lartë”, tha Ayci .
Albanian Airlines pritet të fillojë fluturimin përpara fundit të vitit 2017.
[gallery]23032[/gallery]
Rreth Turkish Airlines:
E themeluar në vitin 1933 me një flotë prej vetëm pesë aeroplanësh, Turkish Airlines është sot një linjë ajrore me 4 yje, me një flotë prej 333 avionësh (pasagjerësh dhe ngarkesash) që fluturojnë në 299 destinacione në mbarë botën me 250 destinacione ndërkombëtarë dhe 49 vendas.
Sipas anketës së Skytrax 2017, Turkish Airlines, që tashmë ka marrë gjashtë vjet rresht çmimin si Llinja më e mirë ajrore në Europë" në periudhën 2011-2016, është zgjedhur tani si "Linja më e mirë ajrore në Evropën Jugore" për të nëntë herë radhazi.
Turkish Airline ka fituar gjithashtu çmimin si "Best Economy Class Onboard Catering" në vitin 2010, si edhe çmimin " Best Business Class Onboard Catering" në 2013, 2014 dhe 2016 dhe 2017.
Fituese e çmimit "Best Business Class Lounge" në 2015 Dhe 2017, transportuesi global gjithashtu mori çmimin "Best Business Class Lounge Dining" në botë për të tretin vit radhazi sipas rezultateve të këtij viti të studimit.
Më shumë informacion në lidhje me Turkish Airlines mund të gjenden në faqen zyrtare të internetit www.turkishairlines.com ose në Llogaritë e mediave sociale në Facebook, Twitter, Youtube, Linkedin dhe Instagram.
j.sh/shqiptarja.com