Linja e energjisë, tenderi për
interkonjeksionin ndahet në 2 pjesë

Linja e energjisë, tenderi për <br />interkonjeksionin ndahet në 2 pjesë
TIRANE - Arben Ibroja, drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, përmes një letre ka kërkuar nga banka gjermane KfW, ministria e Financave e Shqipërisë dhe simotra KOSTT në Kosovë, anulimin e procedurave tenderuese për lotin e parë të linjës së interkonjeksionit Kosovë- Shqipëri. Këtë e njoftoi dje gazeta e Prishtinës "Zëri", e cila deklaron se zotëron një kopje të kësaj letre.

"OST-ja shpreh keqardhje lidhur me bllokimin e situatës në procesin e prokurimit të linjës 400 kilovolt. OST shpreh opinionin e saj për të ndarë procesin e mundshëm të ri të prokurimit për Lotin 1 në dy pjesë, me një kontratë të veçantë për furnizimet në Shqipëri dhe një kontratë të veçantë për furnizimet dhe punimet në Kosovë. Ne propozojmë një proces të ndarë të vlerësimit për secilën pjesë dhe fituesit mund të jenë të ndryshëm në fund", shkruan ai. Ibroja ka shtuar se kërkesa për anulimin e tenderit të kaluar është në përputhje me pikën 2.35 të udhëzimeve të prokurimit të KfW-së.

gazeta zeri linjat energji shqiperi kosove

"Ne jemi të përkushtuar për të organizuar një proces të ri të mundshëm prokurimi, duke ruajtur të njëjtat standarde të larta teknike, të aplikuara në procesin e prokurimit të kaluar", thuhet në letër. Sipas kreut të OST, pala shqiptare do të pranojë rezultatet që do të dalin nga procesi i prokurimit. Ai shton se, pas komunikimit me ministrinë e Financave, ky dikaster në rolin e huamarrësit nuk mund të marrë pjesë si palë në procesin e mundshëm të prokurimit të ri. Me këtë veprim, qeveria shqiptare, në vartësi të së cilës është Operatori i Sistemit të Transmetimit të energjisë elektrike, synon heqjen përfundimisht dorë nga shpallja si fitues e kompanisë kroate "Dalekovod", e cila fitoi vendin e parë në bazë të pikëve të shpallura.

Ndonëse kriteret për këtë prokurim ishin vendosur në përputhje me kërkesat e financuesit KfW, që është bankë e financuar nga shteti gjerman, pas paraqitjes së ofertave, pala shqiptare refuzoi të shpallë ofertën më të mirë si fituese dhe të lidhte kontratë me të për lotin I, deri në kufi me Republikën e Kosovës. Opozita në Shqipërie ka konsideruar si jo të rastësishëm anulimin e tenderit për linjën me Kosovën, duke akuzuar qeverinë se po shkel interesat kombëtare. "Berisha derdh lot patriotizmi në Kosovë, ndërkohë që ish-bodigardi i tij Arben Ibroja, drejtor i OST-të në Shqipëri, i kërkon bankës gjermane anulimin e tenderit për ndërtimin e linjës 400 kilovolt mes Shqipërisë dhe Kosovës", ka deklaruar deputeti socialist Artan Gaçe.

Sipas tij, zvarritja e ndërtimit të linjës bëhet me qëllim për të ruajtur monopolet serbe në energji. "Është shumë e qartë ajo që ne kemi thënë që në fillim: zvarritja dhe anulimi i këtij tenderi kanë si qëllim të vetëm mosbërjen e kësaj linje, për të mbajtur të varur, si Shqipërinë, po ashtu edhe Kosovën, nga linjat e transmetimit të serbëve, me të cilat aktualisht funksionon gjithë rrjeti energjetik shqiptar", tha Gaçe. Tenderi për linjën në fakt është zhvilluar që në mars të vitit të kaluar, ku fituese rezultoi kompania kroate Dalekovod. Por qeveria shqiptare e bllokoi shpalljen e fituesit, duke tentuar të zëvendësonte ofertën më të mirë me atë që doli në vend të dytë, për shkak se ofronte një çmim më të ulët. Kjo nuk u pranua nga banka gjermane për shkak të cenimit të standardeve teknike - që vlerësoheshin me jo pak, por tri të katërtat e pikëve - dhe që nga ajo kohë projekti është në ngërç, duke e lënë edhe Kosovën pa këtë linjë tepër të rëndësishme furnizimi.

Shkrimi u botua në numtin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz