SHBA/60 milionë amerikanë goditen nga stuhia më e madhe dimërore! Disa shtete deklarojnë gjendjen e emergjencës

Më shumë se 60 milionë amerikanë janë paralajmëruar për një stuhi dimërore që pritet të sjellë reshjet më të mëdha të dëborës prej një dekade.

Stuhia Blair, e nxitur nga një vorbull polare, ka sjellë temperatura të acarta në pjesën qendrore të SHBA-së.

30 shtete janë prekur dhe shtatë prej tyre kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Disa zona po përjetojnë borë, erëra të forta dhe stuhi me rrufe, ndërsa shtetet si Arkansas dhe Teksas janë në gjendje alarmi për tornadot.

Mijëra fluturime janë anuluar, shumë shkolla janë mbyllur dhe rrugët janë bllokuar. Ndër zonat më të prekura janë Kansas dhe Missouri, ku stuhia ka shkaktuar deri në 30 centimetra borë.

Ndërkohë, stuhia ka filluar të zbutet ndërsa lëviz drejt Bregut Lindor të SHBA-së. Të hënën në mëngjes pritet që Virxhinia, Merilendi, Uashington DC dhe Delaueri të përballen me motin e ashpër.

Vorbulla polare e ajrit tepër të ftohtë zakonisht rrotullohet përreth Polit të Veriut. Njerëzit në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi e përjetojnë të ftohtin e tij intensiv kur rrymat e ajrit zhvendosen drejt jugut.

Studimet tregojnë se ngrohja e shpejtë në Arktik është pjesërisht shkaku për frekuencën në rritje të vorbullës polare që zgjeron ndikimin e saj të akullt.

Lajmi ne perditesim...

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Diplomati Bilalli: Partitë janë fokusuar të diaspora! Vendi do përballet me një administratë amerikane më të vendosur! LVV nuk del si 2021, opozita në rritje

Zgjedhjet në Kosovë/ Diplomati Bilalli: Partitë janë fokusuar të diaspora! Vendi do përballet me një administratë amerikane më të vendosur! LVV nuk del si 2021, opozita në rritje