VLORË - Pas alarmit të dhënë mediatikisht jo më shumë se dy javë më parë, duket se trageti i linjës Vlorë-Brindizi ka nisur t’i mungojë sërish kalatës së portit të Vlorës . 
Sërish mungesa e tragetit është tërësisht e pajustifikuar.

Janë pikërisht këto mungesa të cilat se duket se po e kthejnë Portin e Vlorës, në një pikë peshkarexhash pasi pasagjerët nuk arrijnë të marrin shërbim korrekt dhe cilësor.

Në këtë maratonë mungesash të tragetit të linjës pasagjerët të cilët nisën drejt shtetit fqinj nëpërmjet Porti të Vlorës qëndrojnë në pritje të ardhjes së tragetit po ashtu edhe kamionët e mallrave që punojnë në linjat e import-eksportit.

Ky vit në fakt nuk është rasti i parë i mungesës së gjatë të tragetit, sa herë që vjen sezoni veror ai  zgjedh destinacione te tjera.

Mjafton të kujtojmë rastet e dy viteve te kaluar ku trageti ka munguar për më shumë se 20 ditë ndërsa kishte zgjedhur linjat alternative sikurse Siria dhe Libia.
 
Kjo situatë vjen në portin e Vlorës si pasojë e  ekzistencës së vetëm një kontrate me një shoqëri udhëtimi, monopolizimi ka sjellë cedimin e punës në Portin e Vlorës, i cili shpesh ngelet në mëshirë të fatit. 

Edhe pse nga ana e drejtorisë se Portit të Vlorës bëhet me dije se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e sezonit, problemet kanë nisur që në nisje të tij.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)