/ATSH-E.Xhajanka/- Projekti tradicional: "Javët e Biznesit Shqiptar 2014", "Unë konsumoj prodhime vendore, po Ju?,  i organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Këshilli i Agrobiznesit Shqiptarë, ka vazhduar këtë javë me promovimin dhe shijimin e prodhimeve shqiptare edhe në Austri.
Enver Ferizaj, Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, tha se, ky projekt i nisur me 15 tetor do të përfundoi me 28 nëntor.  Ai tregoi se realizimi i tij ka nisur e vazhduar nga Kosova në Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Malin e Zi, Turqi, Slloveni dhe sot po realizohet edhe në Austri.
"Ky aktivitet po realizohet në kuadër të festave të fund vitit, me qëllim promovimin e prodhimeve shqiptare në vendet ku punojnë dhe jetojnë shqiptarë e më gjerë. Këtu i kemi sjell konsumatorëve prodhime cilësore shqiptare, me qëllim të rrijtet interesi për konsumin e këtyre prodhimeve dhe nxitjen e eksporteve"-tha Ferizaj.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe i Dhomës Kombëtare Tregtare, duke vlerësuar rolin e diasporës shqiptare, në intergimin e vlera shqiptare në mbarë botën kua ata jetojnë, u shpreh se, me këtë projekt, po njihen anekënd edhe më shumë, jo vetëm bizneset, por edhe prodhimet kosovare. Sipas tij paratë e diasporës që vijnë në Kosovës, duhet që të mbesin në Kosovë e mos dalin jashtë saj.

Kryetari i AKB-së, ftoi diasporën shqiptare, jo vetëm këtu në Austri, por nga të gjitha vendet, që të vijnë e investojnë në vendlindje. Shteti, ju mirëpret që të vini në Kosovë si bashkëqytetarë dhe si bashkëinvestitorë për të zhvilluar ekonominë dhe shtetin", tha Agim Shahini.

Sipas tij është interes që në Kosovë të sillen investimet nga diaspora dhe kjo do të ndikonte në zhvillimin e shtetit, rritjen ekonomike, atë të mirqenies sociale të qytetarëve dhe uljen e papunësisë e varfërisë.

Nga ana tjetër Ibrahim Makolli, ministër në detyrë i Ministrisë së Diasporës, e vlerësoi të rëndësisë së veçantë realizimin e projektit " Javët e Biznesit Kosovar", në shumë shtete që ka për qëllim promovimin e prodhimeve vendore.

"Mbështesim iniciativat e diasporës të të gjitha natyrave, posaçërisht të atyre që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik të Kosovës.  Diaspora, si gjithëmon është e gatshme për bashkëpunim sidomos në sjelljen e orientimin e duhur të kapitalit në vendlindje", tha Makolli. Ministri në detyrë i Diasporës, ofroi mbështetje për diasporën shqiptare për të gjitha problemet që hasin.

Enver Ferizaj, kryetar i Këshillit të Agro Biznesit Shqiptar, kërkoi nga bashkatëdhetarët që prioritet të kenë vendlindjen e tyre dhe të kthehen e investojnë e zhvillojnë trevat shqiptare të cilat kanë potenciale të pashfrytëzuara.

Në këtë  ceremoni, ishin të pranishëm edhe kryetari Komunës së Linzit, ata të Odës Ekonomike të Austrisë, mbi 300 persona nga fusha të ndryshme nga rreth 30 mijë qytetarë shqiptarë sa jetojnë në këtë rajon dhjetë biznes nga Kosova e Shqipëria. Delegecioni  ka zhvilluar edhe aktivitetin "Darka e Lamës" me prodhime vendore dhe ka zhvilluar një sërë takimesh edhe me bashkatdhetarët, të cilët kanë mirëpritur me shumë kënaqësi prodhimet shqiptare.