Inter Miami siguroi fitoren e tretë këtë sezon dhe kreun e MLS në Konferencën Lindore të futbollit në SHBA. Skuadra e yjeve mundi në udhëtim 1-3 DC United, teksa dopietë shënoi Luis Suarez.

Skuadra e Tata Martinos përmbysi ndeshjen pasi ishin vendasit që shënuan me Stroud pas 14 minutave lojë. Pjesa e parë u mbyll 1-1 dhe Campana vendosi ekuilibrat.

Futja e Suarez në pjesën e dytë bëri që uruguajani të shënonte dy gola në minutat 72 dhe 85. Messi këtë duel mungoi për shkak të lëndimit, teksa Inter Miami shkon në kuotën e dhjetë pikëve pas pesë javësh kampionat.