Liri Belishova: Ja ç’di për Mehmet 
Shehun, Nexhmijen e Ramiz Alinë

Liri Belishova: Ja ç’di për Mehmet <br />Shehun, Nexhmijen e Ramiz Alinë
TIRANE - Mehmet Shehu ishte stalinist i bindur. Enver Hoxha ishte njeri tjetër. U lidh me komunistët dhe vendosi të bënte karrierë. Po të ishte lidhur me social-demokratët apo edhe me fashistët, prapë qëllimi kryesor do të kishte qenë karriera e tij. Ai njeri çdo gjë ia ka nënshtruar karrierës. Nuk ka parë cila është e drejta, por cila është ajo që do t’i shërbente atij. Ai e identifikonte kolltukun e tij diktatorial, interesat e tij personale me socializmin, me Partinë.

Ama, në esencë ishte kjo. Kurse Mehmet Shehu (unë zemrën s’ia kam çarë, kur i thonë), përshtypja ime ishte se ai ishte një stalinist idealist dhe thoshte se besonte te diktatura, te revolucioni, te Partia Bolshevike, te lufta e klasave, te socializmi, te këto gjëra. Por, Mehmet Shehu në krahasim me Enver Hoxhën ka disa anë pozitive. E para, që ai njeri ka qenë i sinqertë, d.m.th. ai, siç thashë, se lidhet me këtë gjë, vepronte kështu se kështu mendonte, kurse Enver Hoxha ishte që e kthente pllakën nga të duash.

U lidh me jugosllavët deri në atë pikë sa kërkoi bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë, dëbimin e specialistëve sovjetikë nga Shqipëria që të mbeteshin vetëm jugosllavët dhe pastaj, menjëherë kur erdhën letrat e Stalinit, tha se “unë i kam bërë këto se kam qenë i imponuar nga Koçi Xoxe” dhe e hëngri të tërë Koçi Xoxe. Mehmet Shehu kështu nuk bënte. Mehmet Shehu ka qenë kundër ndërhyrjes jugosllave. E mbaj mend shumë mirë se atëherë merrja pjesë edhe unë në mbledhjet e Byrosë, kur ishte Nako Spiru gjallë dhe shtronte kontradiktat që kishin në fushën ekonomike.

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit