‘Liria e shtypit’, Kanadaja vlerëson Arben Meksin për karikaturën: Kemi mbetur tri a katër karikaturistë! Marrim çmim pas 35 vitesh! Ëndrra ime për Lungomaren

Arben Meksin ky fillim maji e gjen të renditur mes karikaturistëve që arritën të paraqesin më mirë ngërçet e “Lirisë së shtypit në botë”. 

Në edicionin e 23- të Konkursit Ndërkombëtar  në Kanada, mes 62 shteteve e 470 karikaturave, kjo vepër e tij mori çmimin e ekselencës, me të cilin u vlerësuan 10 artistë. Krijimi i Meksit tërhoqi vëmendjen e jurisë për mesazhin, metaforën e goditur, por edhe realizimin artistik.

“Ishte një çmim i rëndësishëm për karikaturën shqiptare, njëkohësisht edhe për mua si autor. Ishte i rëndësishëm për faktin se zhvillohet në një vend si Kanadaja, ku kërkesa për artin dhe cilësinë e tij është shumë e lartë, dhe sepse trajtonte një temë universale për të cilën është e shqetësuar gjithë bota”, shprehet arkitekti dhe karikaturisti Arben Meksi.

Nisur nga rasti i Donald Trump, përbuzja e tij për shtypin, rivalët e institucionet, konkursi u përqendrua tek frikësimi e dezinformimi, të kthyera në armë në arsenalin e politikanëve që synojnë kontrollin mbi mediet. Çmimi i parë shkoi në Amerikë, përmes kësaj karikature të Ali Miraee.

“Ne marrim një çmim pas 35 vitesh, ndaj më gëzon ky çmim për të cilin organizatorët jo vetëm e katologojnë bukur, por ekspozita lëviz në shumë vende të botës”, thotë më tej artisti.

Vlerësimi i Meksit në këtë garë botërore, rikonfirmon edhe një herë artistët vendas si kompetitiv në rang botëror, edhe pse zhanri i karikaturës në Shqipëri vjen në zbehje.

“Ne jemi për tre milionë banorë 3 karikaturistë kur vendet e tjera janë shumë të zhvilluara në këtë aspekt”, shprehet ai.

E megjithatë për rivitalizimin e këtij arti, jo thjesht në telajo por edhe në hapësira publike përmes skulpturës, artisti nga Vlora e ka një ëndërr që lidhet me qytetin e tij.

“Vlorës i mungon arti, skulptura e parkut. Ndaj duke parë Lungomaren gjithë atë hapësirë që mbetet bosh unë do ta propozoja për vepra publike duke e quajtur ‘Tavolozza e skulpturës moderne’ të qytetit. Ndaj u  bëj thirrje të gjithë artistëve që këtë vend ta kthejnë në një park të madh skulptural. Edhe karikatura unë kam menduar që në të ardhmen mund të kthehet në skulpturë. Vendet e zhvilluara të botës fitojnë shumë pikë me këtë lloj arti duke e bërë tredimensional”, thotë ai.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edmond: 12/05/2023 16:39

    Miku im i femijerise, artist ne shpirt e talent i lindur! Krenare ne vlonjatet qe perfaqesohemi nga figura te tilla. Urime.

    Përgjigju
  • Llazari: 12/05/2023 06:52

    Arben je i vecante. Ke lene shenje ne Vlore si arkitekt, ke projektuar veprat me te bukura te qytetit. Dhe tani si karikaturist po na habit. Te lumte Vlonjat, patriot dhe njeri i mire.

    Përgjigju
  • alfred: 11/05/2023 21:34

    Respekte e suksese të mëtejshme e sidomos në mendimet artistike që mund të transmetohen në karikaturat tredimesionëshme.

    Përgjigju
  • Admiri: 11/05/2023 20:05

    Artist ne shpirt je o Ben Meksi, ke qejf te te degjosh. Urime te sinqerta per çmimin e merituat. Respekte nga USA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur