Ish-drejtori i policisë së Vlorës Artan Cuku në 2 shkurt të 2017 ka mundur të fitojë gjyqin me Policinë e Shtetit, por edhe pse kishte vënë në ekzekutim vendimin gjyqësor, nga policia e Shtetit nuk mundi të marrë asnjë pagë mujore. Gazeta “Shqiptarja.com” zbardh vendimin e gjykatës administrative të Apelit, e cila ka vendosur ti japë të drejtë ish-drejtorit Artan Cuku.
Ka qënë gjyqtarja Fjoralba Prifti që ka vendosur ndryshimin e vendimit Nr.6160, datë 3 nëntor 2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, në këtë mënyrë: Shfuqizimin e urdhrit nr.1793, datë 4 qershor 2014 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i lënë në fuqi me vendimin Nr.463, datë 21 korrik 2014 të Komisionit të Apelimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Detyrimin e palës së paditur Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit të dëmshpërblejë paditësin Artan Cuku me 12 muaj pagë për shkak të lirimit nga policia e shtetit në kundërshtim me ligjin. Rrëzimin e padisë për kërkimet e tjera.
Ky vendim përbën titull ekzekutiv dhe është i ekzekutueshëm nga Shërbimi Përmbarimor. Ekzekutimi i vendimit do të kryhet brenda një afati 6 mujor në 2 këste të barabarta. Kundër këtij vendimi lejohet rekurs në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë brenda 30 ditëve duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit te tij.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com