Lirimi i Berishës, Romeo Kara: Vendim i frymëzuar nga pazari politik! Ish- shoferi i tij gjyqtar i dha vulën e PD, kërcënoi trupën e prokurorëve! Kuçana: Kemi bërë gabime, në 2013 ikëm nga pushteti

‘Lirimi i Sali Berishës mund të jetë një vendim i frymëzuar nga pazari poltikë’, kështu është shprehur juristi Romeo Kara.

I ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, juristi Romeo Kara, u shpreh se vendimi ishte për masën e arrestit dhe jo për çështjen. Sipas tij njerëz të afërm të Berishës e kanë cilësuar si të mbyllur çështjen, pas lirimit të tij nga arresti i shtëpisë.

‘Nuk kemi një vendim gjykate për çështjen por vetëm me masën e arrestit. Unë them se duke marr parasysh retorikën e Berishës dhe ca ndodhi edhe një ditë para masës dhe pasi është revokuar masa çfarë retorike kemi. Është thënë që ky sistem është i kapur nga Rama dhe Sorosi. Tani nëse do të vijojmë me këtë i bie që Rama e paska arrestuar dhe Rama e paska liruar. Kemi një retorikë, që duan ta shesin si fitore se është mbyllur çështja. U tha se ky qëndrim i gjykatës është edhe në ndikim të frymës së Starsburgut dhe partive popullore. Unë them se këto nuk qëndrojnë. Mund të jetë një vendim i frymëzuar nga pazari politik’, tha ai.

Teksa u ndal tek vula e Partisë Demokratike, ai u shpreh se ajo iu dha Berishës nga një gjyqtar, i cili ka qenë ish-shofer i Berishës.

‘A e dini ju si është puna e vulës, ish- shoferi i Berishës ishte gjykatës dhe i dha vulën e PD.  Berisha bënë politikë për vete. Berisha mund ti prishte provat, sepse ka intimiduar trupën gjykuese dhe trupën e prokurorëve’, tha ai.

Juristi hodhi akuza të forta ndaj Berishës, ndërsa theksoi se kur ishte në pushtet ka pasur mundësi që të bëjë shumë për vendin.

Sali Berisha ka pasur mundësi që të bëjë vendin, por Berisha nuk është lider, lideri nuk vjedh, ai është antlider dhe antishqiptar’, tha ai.

Për anëtaren e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, edhe PD kur ka qenë në pushtet ka bërë gabime dhe këto gabime e larguan edhe nga pushteti në vitin 2013. Por, për Kuçanën PD do të sjell një frymë ndryshe në vend.

‘Tek demokratët e vërtetë po, ka pasur edhe të mërzitur edhe jashtë dhe brenda partisë. Por kanë zgjedhur demokratët që Berisha të jetë kryetar i partisë. Jam në PD sepse e besoj Berishën dhe besoj se PD mund të jetë një parti konservatore që vlerat të kthehen tek familja. Edhe ne kemi bërë gabime, në 2013 ne ikëm nga pushteti sepse gabuam. Por, ne mund të bëjmë shumë gjëra ndryshe. Sot të rinjtë duan që të largohen nga Shqipëria, pensionistët janë të zhgënjyer. Ky shtet ka rënë familja është në rrezik, familja është në rrezik. Ka ardhur momenti që të ndryshojmë shumë gjëra, sepse nëse vazhdon kjo situatë që është edhe këta që janë që do të largohen një ditë’, tha ajo.

Lirimi i Berishës nga arresti i shtëpisë, për është një lajm i mirë për demokratët.  Sipas saj, tashmë kreu i demokratëve do të jetë në terren.

'Berisha e ka thënë që SPAK dhe një pjesë e SPAK drejtohet nga Rama dhe kjo nuk ka dyshim, por a ka prokuror dhe gjyqtar me integritet, po ka. Ky vendim do të thotë shumë për PD, sepse PD ka kryetarin e saj tashmë të lirë, do të shihni një vërshim në sheshe. Nga dje dhe sot fryma është ndryshe’, tha ajo.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore