Në zonën e Lundrës ka nisur një aksion për lirimin dhe pastrimin e hapësirave publike. Kryeministri Rama ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se po punohet për të hequr automjete dhe motomjete të vjetra.

“Puna për lirimin dhe pastrimin e hapësirave publike të zëna nga automjete dhe motomjete të vjetra, në Lundër”, shkruan Rama.

Vlera e përfituar nga këto 2253 automjete do të përdoren si fond për Policinë, Prokurorinë, BKH, qendra spitalore e bashki. Operacioni do të shtrihet në nivel kombëtar.

“Nga sot e tutje do të shkojnë për skrap duke liruar hapësirat publike dhe duke përdorur vlerën e përfituar financiare nga plot 2253 automjete që lirohen nga këto hapësira, 3 të tilla në Tiranë dhe duke u përkthyer në kontribut real për mbështetje të kapacitetit të Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Përgjithshme dhe të Posaçme, BKH, qendrave spitalore e bashkive që do të përfitojnë nga fondi i posaçëm. Ky operacion vijon në shkallë kombëtare”, shprehet ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.