Vijon në të gjithë vendin lirimi i hapësirave publike. Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një video nga lirimi i hapësirave publike në Tiranë.

'Vijojmë punën për të liruar trotuaret, rrugët dhe hapësirat publike të zaptuara', shkruan Rama.

Lirimi i hapësirave publike ka nisur si një aksion kombëtar që prej muajit korrik. Të gjithë bizneset apo lokalet që padrejtësisht kanë zaptuar hapësirat publike me rrethimet metalike, struktura prej xhami apo me karrige e tavolina, do të prishen.