Lirimi i Murataj, solli
dështimin e ekstradimit

TIRANE- Një vendim i marrë nga treshja gjykuese Alma Liçaj, Sokol Ngresi dhe Iliba Bezati solli dështimin e ekstradimit ndaj shtetasit të dënuar me 20 vite burg Gramos Murataj. Vendimi është marrë në datën 6 maj 2013 dhe mban numrin 132, duke e lënë në “arrest shtëpie” të kërkuarin e drejtësisë italiane.

Vendimi i marrë nga Gjykata e Apelit Vlorë ka sjellë dhe dështimin e ekstradimit të Gramos Murataj, i cili menjëherë pasi dy nivelet e gjyqësorit kishin vendosur “pro” esktradimit të tij në Itali, është arratisur nga banesa, duke mos u arrestuar sot e kësaj dite.

Për momentin Gramos Murataj është proceduar penalisht për akuzën e “Largmit të dënuarit nga vendi i qëndrimit”.Procesi gjyqësor ndaj Murataj vijon të zhvillohet në mungesë të tij, ndërkohë nga ana e Ministrisë së Brendshme është konfirmuar se biznesmeni i basteve sportive Gramos Murataj ndodhet në kërkim ndërkombëtar. Dyshimet e Policisë së Shtetit flasin se Gramos Murataj fshihet në Kosovë, dhe për këtë janë duke punuar me homologët e tyre kosovarë, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e tij. Ndërkohë në 29 janar të këtij viti, Gjykata e Lartë vendosi të mos ekstradojë në Itali, biznesmenin e kompanisë së basteve “Eccobet”, duke rrëzuar dy vendimet e gjykatave të Vlorës.

Shkrimi u publikua sot (11.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: për 3 vjet e kthen vendin në eksportues

Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: për 3 vjet e kthen vendin në eksportues