Lirimi i zyrave, Administrativja rrëzon Ilir Metën dhe FRD-në, pushohet çështja! Afatin e ankimimit Sali Shehu e kupton si shtyrje vendimi: Na dha 5 ditë kohë

TIRANË-Gjyqësori rrëzon 'grushtin e shtetit' që pretendoi Ilir Meta. Ditën e sotme Gjykata Administrative e Tiranës ka pushuar çështjen e ngritur nga Fryma e Re Demokratike, që kundërshton lirimin e ambienteve në pronësi të Bashkisë së Tiranës, çështje e cila u shfrytëzua nga Presidenti Ilir Meta për të hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës, e cila sipas tij me këtë sjellje po bënte një 'grusht shteti'.

Gazertari i Report Tv Arsen Rusta ka siguruar procesverbalin e seancës.  FRD ka kërkuar të sigurohet padia për të bllokuar lirimin e zyrave. Më pas vetë, FRD është tërhequr dhe ka kërkuar shtyrjen e seancës, por ishte gjyqtari Emiljano Ruli që mori vendimin për ta pushuar si çështje.  Disa orë më vonë, FRD ka çuar një tjetër padi për të shqyrtuar çështjen në themel. Një strategji për të siguruar kohë. Shkalla e parë është fituar nga Bashkia Tiranë.

Në vendimin e Gjykatës Administrative thyhet se FRD ka 5 ditë kohë për ta ankimuar vendimin për lirimin e zyrave. Kjo pjesë e vendimit u shfrytëzua nga Kreu i FRD-së, Sali Shehu i cili para mediave pretendoi se 'Administrjativja' i dha të drejtë. Ai tha se kërkesa e Bashkisë është e jashtëligjshme, duke këmbëngulur se do të vijojë që të bëjë fushatën për 25 prillin, por në ambientet e kësaj selie. Shehu ka pasur një thirrje drejtuar Erion Veliajt, duke thënë se duhet të sillet si kryebashkiak dhe jo si drejtues politik i PS-së për qarkun e Tiranës.

"Që në ditët e para, FRD-ja ka në statut paqen, mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe respektimin e institucioneve, është në përputhje të plotë me filozofinë e një partie në një fushatë zgjedhore. BE ka hartuar një rezolutë që u bën thirrje organeve shtetërore dhe partive politike për qetësi, për një klimë që i duhet t'i shërbejë fushatës zgjedhore, kësaj rezolute FRD i përgjigjet me sjelljen e saj dhe këmbënguljen për t'i dhënë zgjidhje. Ne kishim depozituar një kërkesë në Gjykatën administrative për të ndaluar aktet e paligjshme të bashkisë dhe u vendos që të bashkohet me shqyrtimin e çështjes në themel, procedurë rutinë, ne e respektojmë, kjo kërkesë e jona e bashkuar me masën e sigurisë, do të shqyrtohet pas 5 ditëve. Jemi në fushatë zgjedhore, po vazhdojmë fushatën dhe FRD do ketë rezultate spektakolare  dhe Aleanca për ndryshim me kryetarët e të cilëve kam pasur një kontakt me telefon. Veliaj të mos sillet si drejtues politik, por si kryetar i Bashkisë, ne jemi në rrugën e ligjit", tha Shehu. 

Ndërkohë që burime për Report Tv bëjnë me dije se nuk do të ketë asnjë ndërhyrje nga Bashkia e Tiranës, deri sa Gjykata të flasë përfundimisht. Lirimi i zyrave të FRD-së solli një përplasje të fortë mes presidentit Ilir Meta, i cili doli në mbrojtje të Sali Shehut, dhe forcave të policisë Bashkiake. I zhveshur nga kostumi i presidentit, kreu i shteti mësyu me forcë në ambientet e kësaj selie duke larguar policët e duke u kërcënuar se do t'i çonte me duart e tij në burg, moment ky i sjellë me video nga Report Tv.

1616495221_1615551507meta.jpg

Presidenti Ilir Meta gjatë përplasjes në zyrat e FRD-së

Pas kësaj ka pasur edhe një reagim nga ana e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili tha se FRD-ja duhet të lironte zyrat pasi nuk i takon të ketë pasi nuk marrë mbi 1% të votave në 4 zgjedhjet e kaluara. Veliaj tha se ajo zyrë është pronë e Bashkisë dhe jo e FRD-së, e për aq kohë sa ata nuk kanë asnjë përfaqësues në parlament nuk mund të kenë një seli. Ai shtoi se e njëjta gjë ka ndodhur edhe me parti të tjera të vogla, që kanë respektuar ligjin, ndryshe nga FRD-ja e Sali Shehut që “thërriti rrugeçërit e lagjes”, referuar këtu Metës.  

 

 
Procesverbali i Gjykates Administrative

 

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:17
FRD letër të dytë Veliajt, Celibashit, Ramës dhe Yuri Kim: Partitë të pajisjen me ndërtesë për selinë

1615567901_coverfrd2.jpg

Fryma e Re Demokratike (FRD) i ka dërguar një letër të dytë kryebashkiakut Erion Veliaj, kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim. Ato këmbëngulin që FRD i takon një seli për shkak se ka marrë mbi 1% të votave në tri zgjedhje, ndërkohë që sipas tyre çështja është ende në gjykim.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori