Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Orikum ka hyrë në një fazë kyçe dhe, sipas qeverisë, po i hap rrugë realizimit të plotë të projektit Lungomare 3 në vijën bregdetare të Vlorës.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga ndërhyrja e IKMT-së, ndërsa e cilësoi këtë proces si një hap të rëndësishëm për transformimin e zonës.
“Mbyllet lirimi i hapësirave publike, që i hap rrugë realizimit të plotë të projektit Lungomare 3 Vlorë-Radhimë-Orikum, i cili po e transformon vijën bregdetare në atë zonë”, u shpreh Rama.
Gjatë ditës së sotme, IKMT po vijon prishjen e 18 objekteve pa leje në Orikum. Sipas të dhënave, bëhet fjalë për ndërtime me konstruksion betonarme me sipërfaqe totale rreth 480 metra katrorë, ndërtime druri me sipërfaqe 450 metra katrorë, si edhe tenda me konstruksione metalike.
Projekti Orikum-Lungomare 3, që përfshin edhe bajpasin mbi kodrat e aksit Vlorë-Orikum, pritet t’i japë një tjetër frymëmarrje qytetit dhe të zgjerojë hapësirën e zhvillimit turistik në këtë pjesë të bregdetit.
Sipas qeverisë, ky investim strategjik krijon kushtet edhe për vijimin me Lungomare 4 në zonën e Orikumit, me synimin që Vlora të kthehet në qytetin bregdetar me shëtitoren më të gjatë në Mesdhe.
Lungomare 3 pritet t’u shërbejë jo vetëm banorëve të zonës, por edhe turistëve vendas e të huaj që zgjedhin çdo vit Rivierën Shqiptare.
U.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Mars, 08:12
Rritja e çmimit të ushqimeve, a duhet të marrë masa qeveria për të mbrojtur konsumatorët?
-
Po
91.6%
-
Jo
5.9%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 925
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbledh nesër Grupin e PS në pallatin e Kongreseve, në fokus axhenda parlamentare dhe strategjia e komunikimit! Raporton edhe drejtoresha e Kadastrës
27 Mars, 15:35
-
Ralf Gjoni në Report TV: Opozitë e paaftë, PD është në shërbim të pushtetit
27 Mars, 14:20
-
A duhet mbajtur referendumi për ndryshimet kushtetuese? Gjoni për Report TV: Zgjedhjet mjaftojnë! Mustafaj: Mënyrë për të nënshtruar popullin
27 Mars, 13:41
-
Një arratisje perfekte për fundjavë, zbulo magjinë e Gjinarit në Elbasan
27 Mars, 11:49
-
Lirimi i hapësirave publike në Radhimë/ Banorët kundër shembjes së 4 banesave, nuk ka rezistencë për prishjen e një restoranti (VIDEO)
27 Mars, 08:58
-
Reshje intensive bore në Llogara, rekomandohet kalimi nga tuneli
27 Mars, 08:45
-
Më shumë saktësi, më pak rrezik! Instalohet platforma e re për diagnostikimin e transfuzioneve të gjakut
27 Mars, 08:14
-
Anëtarësim pa veto në BE, Marta Kos skeptike për propozimin e Shqipërisë dhe Serbisë: Nuk jam e sigurt nëse Rama dhe Vuçiç e dinë sa duhet të arrijnë
26 Mars, 21:59
-
‘Varrezat’ drejt boshatisjes, makinat dhe motomjetet e vjetra i nënshtrohen procesit të çmontimit dhe riciklimit (VIDEO)
26 Mars, 21:19
-
Raporti i IKMT për 2025/ 447 ndërtime pa leje u prishën, 130 në Theth
26 Mars, 17:28
-
Dashamir Shehi për Report Tv: Mirëpres ligjin për referendumet! Salianji armiku i brendshëm i Berishës, protestat e PD pa interes
26 Mars, 14:57
-
Rama u bën ftesën investitorëve: Provoni rakinë, do ju sjellë në qejf dhe s'do të vuani për problemet tona
26 Mars, 13:31