U arrestuan nën akuzën e veprimeve të dhunshme dhe prishjes së pronës publike në protestën e Partisë Demokratike me 8 dhjetor, lirohen nga Gjykata e Tiranës 5 persona.
Mes personave për të cilët Gjykata ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje janë Andi Kuka, Xhulian Cela, Suzana Dimushi, Arben Hajdari dhe Aurel Filaj. Për 5 të arrestuarit prokuroria kërkoi masën "deytim paraqitje", ndërsa avokatët mbrojtës lirim të menjëhershëm me pretendimin se ata janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kanë nevojë për trajtim mjekësorë.
Ata u arrestuan nga policia për veprimet e tyre të dhunshme gjatë protestës për veprat shkatërrim të pronës shtetërore, prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe kundërshtim të forcave të policisë.
Ndërkohë, policia ka kërkuar nga mediat sekuestrimin e pamjeve filmike për të identifikuar të gjithë qytetarët të cilët gjatë protestës kryen veprime të kundraligjshme duke dëmtuar fasadën dhe dritaret e Ministrisë së Transporteve.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com