Lirohet kryebashkiaku i Lezhës dhe 9 zyrtarë të tjerë, dy në burg

Lirohet kryebashkiaku i Lezhës dhe 9 zyrtarë të tjerë, dy në burg

Gjykata e Lezhës ka liruar nga burgu kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, Fran Frrokajn, dhe 9 zyrtarë të tjerë të bashkisë dhe hipotekave, ndërsa ka lënë në burg 2 zyrtarë të tjerë.

Pas një seance të gjatë prej rreth 4 orësh, gjykata ka caktuar masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për Frrokajn dhe 9 zyrtarë, dhe 'arrest me burg' për 2 zyrtarët e tjerë, të cilët u arrestuan pasi akuzoheshin për abuzim me pronat te 'Rana e Hedhun'. Gjithasej, policia arrestoi 12 zyrtarë, ku 2 janë lënë në burg, ndërsa 9 janë liruar dhe do të jenë në mbikëqyrje elektronike. 

Report Tv ka siguruar vendimin e plotë të Gjykatës së Lezhë, ku thuhet se janë lënë në 'arrest me burg' dy zyrtarët Adenis Haxhia, 29 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyre jurist pranë Bashkisë Lezhë, si dhe Enkelejd Zefi, 28 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë specialist hartograf pranë ZVRPP Lezhë.

Vendimi i gjykatës është pritur me brohoritje nga mbështetësit e kryebashkiakut Frrokaj, të cilët prisnin jashtë ambienteve të gjykatës prej mëngjesit të sotëm, duke protestuar kundër arrestimit të kryebashkiakut, pasi sipas tyre, ai nuk ka lidhje me abuzimet me pronat dhe arrestimi i tij është politik.

Zyrtarët lokal të hetuar nga Prokuroria akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar afro 260 mijë m2 në zonën e plazhit, duke e kthyer në pronë private e më pas duke e shitur kundrejt vlerave të konsiderueshme monetare.

Zhvillimet orë pas ore nga seanca gjyqësore ndaj 12 zyrtarëve të Bashkisë Lezhë:

Ora 17:50 Kryebashkiaku Frrokaj lë ambientet e policisë
Kreu i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj lë ambientet e komisariatit të Policisë në Lezhë. Pas zbardhjes se vendimit të Gjykates që vendosi "arrest shtëpie", një makinë policie e ka shoqëruar drejt banesës së tij.

Ora 13:00 Vendimi i plotë i Gjykatës së Lezhës
1. Pranimin pjeserisht te kerkeses.

2. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Fran Frrokaj me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe zëvendësimin e kësaj mase, me atë të “Arrest në shtëpi” me mbikëqyrje policore, duke urdheruar te dyshuarin Fran Frrokaj, te mos largohet nga banesa e tij ne qytetin Lezhe, lagjja “Beselidhja” dhe te mos komunikoje me persona te tjere me perjashtim te atyre qe bashkejetojne me ate.

3. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Enver Hafizi me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe zëvendësimin e kësaj mase, me atë të “Arrest në shtëpi” me mbikëqyrje policore, duke urdheruar te dyshuarin Enver Hafizi, te mos largohet nga banesa e tij ne qytetin Lezhe, lagjja “Beselidhja” dhe te mos komunikoje me persona te tjere me perjashtim te atyre qe bashkejetojne me ate.

4. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Gjok Ndoka me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe zëvendësimin e kësaj mase, me atë të “Arrest në shtëpi” me mbikëqyrje policore, duke urdheruar te dyshuarin Gjok Ndoka, te mos largohet nga banesa e tij ne qytetin Lezhe dhe te mos komunikoje me persona te tjere me perjashtim te atyre qe bashkejetojne me ate.

5. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në shtepi” të dhënë ndaj të arrestuares Gjelina Bacaj me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.

6. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Dilaver Neli me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe zëvendësimin e kësaj mase, me atë të “Arrest në shtëpi”, duke urdheruar te dyshuarin Dilaver Neli, te mos largohet nga banesa e tij qe ndodhet ne Mamurras, Bashkia Kurbin.

7. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Ardenis Haxhia me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.

8. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Enkelejd Zefi me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.

9. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në shtepi” të dhënë ndaj të arrestuarit Frrok Frroku me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.

10. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Pjeter Gjoni (Lini) me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe zëvendësimin e kësaj mase, me atë të “Arrest në shtëpi”, duke urdheruar te dyshuarin Pjeter Gjoni (Lini), te mos largohet nga banesa e tij qe ndodhet ne Mamurras, Bashkia Kurbin.

11. Ngarkohet Prokuroria e rrethit gjyqesor Lezhe per ekzekutimin e ketij vendimi.

12. Kundër këtij vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Apelit Shkodër brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e shpalljes.
U shpall sot, ne Lezhe, me date 19.03.2018.
Duke ju falenderuar per bashkepunimin.
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhe

Ora 12:40 ‘Rroftë drejtësia, rroftë Frani’, nis festa pas lirimit të kryebashkiakut 
Menjëherë pas vendimit të gjykatës së Lezhës për të liruar nga burgu kryebashkiakun Fran Frrokaj jashtë ambienteve të gjykatës ka nisur festa e simpatizantëve të tij. Nën brohoritjet ‘Rroftë drejtësia, rroftë Frani’ simpatizantët kanë nisur festën. Prej tre ditësh simpatizantët e kryebashkiakut qëndronin para drejtorisë së Policisë së Lezhës. Frrokaj akuzohet për tjetërsim të pronave përmes falsifikimit, ndërsa tashmë hetimi do të vijojë në masën ‘arrest shtëpie’.

Ora 12:30 Lirohet Frroku e 11 zyrtarët e tjerë, hetimi në 'arrest shtëpie'
Gjykata e Lezhës ka liruar nga burgu 12 zyrtarët e arrestuar për abuzimet me pronat te 'Rana e hedhun', mes të cilëve dhe kryebashkiakun Fran Frrokaj. Gjykata ka vendosur që hetimi për Frrokajn dhe zyrtarët e tjerë të vazhdojë në 'arrest shtëpie' dhe nën mbikëqyrje elektronike. 

Ora 11:20 Trupi gjykues zhvendoset në spital,merret në pyetje Ndoka, pritet vendimi final
Trupi gjykues është tërhequr për të shkuar në spital, aty ku ndodhet kryetari i Qarkut të Lezhës, Gjok Ndoka, i cili është marrë në pyetje. Gjykatësi, prokurori dhe avokatët kanë shkuar në Spitalin e Lezhës dhe kanë  marrë në pyetje Ndokën, i cili është njëri mes zyrtarëve të akuzuar për abuzimin me pronat te ‘Rana e Hedhun’. Pas marrjes në pyetje të kryetarit të qarkut, gjykatësi Artan Hajredini është tërhequr për të marrë vendimin për 12 zyrtarët e arrestuar, mes tyre edhe kryebashkiaku Frrokaj.

Ora 10:45 Mbështetësit e Frrokajt vijojnë protestën para gjykatës
Qindra mbështetës të kryebashkiakut Frrokaj vijojnë të qëndrojnë para ambienteve të Gjykatës së Lezhës, teksa vijon seanca me dyer të mbyllura për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut. Ky i fundit akuzohet për abuzime me pronat te ‘Rana e Hedhun’, ndërsa mbështetësit e tij pretendojnë të kundërtën dhe e cilësojnë politik arrestimin e tij. Ata kanë kërcënuar me përshkallëzim të protestave, nëse kryebashkiaku Frrokaj do të lihet në burg. 

Ora 09:30 Frrokaj para trupës gjykuese, ja çfarë bën
Report Tv ka siguruar momentet kur Frrokaj është futur në gjykatë, në sallën ku po zhvillohet seanca gjyqësore. Siç shihet dhe në foto, Frrokaj ndodhet para trupës gjykuese, ndërsa është duke hequr xhupin e tij, për t'u bërë gati për nisjen e seancës.

Ora 10:00 Çudia në Lezhë,e dënuara u bë drejtoreshë, abuzoi me pronat
Mes zyrtarëve të akuzuar për abuzimin me pronat te ‘Rana e Hedhun’, në bregdetin e Lezhës, është edhe drejtoresha e Drejtorisë së Kadastrës në këtë bashki, Gjelina Baca. Ndaj Gjelina Bacës është lëshuar masa e sigurisë personale ‘arrest shtëpie’, ndërsa sot gjykata pritet të rivlerësojë masën për të dhe 11 zyrtarët e tjerë të arrestuar, mes të cilëve dhe kryebashkiaku Fran Frrokaj.

Report Tv mësoi se shefja e kadastrës në Bashkinë e Lezhës, 58-vjeçarja Baca, është dënuar më parë nga gjykatat shqiptare, ndërsa tashmë po hetohet me akuzën e tjetërsimit të pronave. Mbetet i çuditshëm fakti se si një e dënuar me vendim gjykate ka arritur të punësohet në një pozicion kaq të rëndësishëm në Bashkinë e Lezhës. Ligji parashikon që ata persona që janë dënuar më parë nuk mund të punësohen  në administratë, por siç e tregojnë faktet në Lezhë nuk është zbatuar ligji.

Ora 09: 20 U arrestua për pronat, dërgohet në spital kryetari i qarkut Lezhë
Mes zyrtarëve të arrestuar për tjetërsimin e pronave në Lezhë përmes falsifikimit të dokumenteve është edhe kryetari i Qarkut të Lezhës, Gjok Ndoka, i cili nuk do jetë në gjykatë për rivlerësim të masës së sigurisë. Ai ndodhet në spital pasi ka probleme shëndetësore me zemrën. Kjo ka bërë që rivlersimi i masës së sigurisë të bëhet në ambientet e spitalit.

Ora 08:45 Kryebashkiaku Frrokaj mbërrin në gjykatë, mbështetësit: Jemi me ty!
Kryebashkiaku Fran Frrokaj ka mbërritur në Gjykatën e Lezhës, shoqëruar nga masa të rrepta sigurie, për t’u njohur me masën e sigurisë. Ai është pritur nga mbështetësit e tij jashtë dyerve të gjykatës, të cilët kanë thirrur në shenjë proteste se janë në krah të tij. “Jemi me ty”, thirrën simpatizantët e Frrokajt. Ndërkohë, jashtë gjykatës vijon protesta e mbështetësve të Frrokajt, të cilët kanë kërcënuar me përshkallëzim të tubimeve nëse kryebashkiaku lihet në burg, pasi e kanë cilësuar arrestimin e tij politik.

Ora 08:30 Policia blindon gjykatën, masa të rrepta sigurie
Ndërkohë, policia ka marrë masa të rrepta për sigurinë dhe mbarëvajtjen e seancës. Report Tv mësoi se forca të shumta policie kanë rrethuar gjykatën dhe kanë vendosur shirita, në mënyrë që të shmangin ndonjë përplasje të mundshme apo trazira që mund të krijojnë simpatizantët e kryebashkiakut Frrokaj, të cilët vijojnë protestën që nga momenti i arrestimit të tij. 

Arrestimi i kryebashkiakut Frrokaj është pritur me protesta nga mbështetësit e tij, të cilët kanë kërcënuar me përshkallëzim të protestave, nëse ai lihet në burg. Mbështetësit e tij pretendojnë se Frrokaj nuk ka lidhje me abuzimin e pronave bregdetare dhe arrestimi i tij është politik.

Protestuesit kanë qëndruar para Komisariatit të Lezhës, që nga momenti i arrestimit të Frrokajt, duke kërkuar lirimin e tij. Ndërkohë, mbrëmjen e kaluar policia ka shoqëruar disa prej simpatizantëve, duke e cilësuar protestën e tyre të paligjshme dhe duke i paralajamëruar ata me ndjekje penale, nëse vijojnë tubimin.

Të arrestuar janë:

1. Fran FRROKAJ, 52 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lezhe.

2. Enver Hafizi, 62 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Nenkryetar i Bashkisë Lezhë

3. Gjok Ndoka, 52 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Kryetar Këshillit të Qarkut Lezhë

4. Adenis Haxhia, 29 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyre jurist pranë Bashkisë Lezhë.

5. Dilaver Neli, 56 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë specialist në Drejtorinë e Mbrojtjes së Tokës të Këshilli Qarkut Lezhë,

6. Enkelejd Zefi, 28 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë specialist hartograf pranë ZVRPP Lezhë.

7. Pjeter Gjoni, 68 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, përfitues tokë në mënyrë të paligjshme.

Me masën e sigurisë personale “Arrest në shtëpi” për zyrtaret:

8. Gjelina Baca, 58 vjeçe, me banim në Lezhë, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Bujqësisë në Bashkine Lezhë.

9. Juxhina Mema, 25 vjeçe, lindur dhe banues në Gramsh, me detyrë ish- specialiste në Drejtorinë e Bujqesisë në Bashkinë Lezhë

10. Marte Gjergji, 50 vjeçe, me banim në Lezhë, me detyrë topografe pranë Bashkisë Lezhë.

11. Frrok Frroku, 75 vjeç, me banim në Bashkinë Mamurras, ka përfituar tokë në menyrë të paligjshme.

12. Luigj Paloka, 76 vjeç, me banim në Shkodër, ka falsifikuar aktet.

Emrat e zyrtarëve në kërkim:

Eduart Leka  - (Ish-arkivist komuna Shëngjin)

Artan Djala (Ish-drejtor i Hipotekës)

Bledar Cara (Jurist në Hipotekë)

Renato Malotaj (Përftues i tokës)

Ndue Frroku (Përfitues i tokës)

Zef Gjini (Përfitues i tokës)

Vasil Gjoni (Përfitues i tokës)

Lek Frroku (Përfitues i tokës)

Martin Frroku (Përfitues i tokës)

Luigj Paloka (Topograf)

Armando Jakaj

l.q/Shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja