Lirohet pengu, 6 ditë në stan
në Dukagjin për lekët e drogës

SHKODËR - Një histori e ngjashme me një skenar filmi ndodhi në një fshat të thellë të quajtur Plan në Dukagjin. Pas gjysmë ore shkëmbimi zjarri mes policisë dhe një grupi të afërmish prej 7 personash, ka përfunduar pengmarrja pas gjashtë ditësh e një të riu për pazaret e drogës. Ai kishte ndërmjetësuar që autorët t'i shisnin kanabisin një pale të tretë ende të paidentifikuar, por këta të fundit nuk kanë dhënë lekët për lëndën narkotike. 

Për 6 ditë me radhë i riu me inicialet S.K është mbajtur peng nga 7 persona me lidhje farefisnore, 3 prej të cilëve janë arrestuar ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim. Pengmarrja u zbulua falë kallëzimit që vëllai i S.K-së bëri në prokurori. A.K ishte marrë peng nga autorët së bashku me vëllain e tij, por pengmarrësit e kishin lënë të lirë që të sillte 10 mijë euro, e kështu të lirohej dhe vëllai i tij.

Në një operacion të koduar "Pengu" zhvilluar prej 6 orësh pasditen e 27 nëntorit, policia e Shkodrës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë mundën të lirojnë pengun me inicialet S.K i cili mbahej në stan në një mal me terren mjaft të vështirë të këtij fshati.

Operacioni për lirimin e tij, fatmirësisht pa dëmtime, ka hasur në rezistencën e armatosur të grupit të keqbërësve të cilët kanë qëlluar me breshëri automatiku ndaj policisë, e ku katër prej tyre mundën të arratiseshin.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Lëvizje surprizë, Partizani shet Christian Mba në Ukrainë! Shuma që përfitojnë 'Demat'

Zyrtare/ Lëvizje surprizë, Partizani shet Christian Mba në Ukrainë! Shuma që përfitojnë 'Demat'