TIRANE- Ka rezultuar i paligjshëm arrestimi që policia i bëri përmbaruesit privat Baftjar Nela. Ky i fundit me urdhër të prokurorit Ardian Braho, ka lënë qelinë pasi veprimet e policisë kanë rezultuar të paligjshme dhe jo në përputhje me procedurën penale. Kjo pasi përmbaruesi Nelaj, nuk është person nën hetim dhe as person i shpallur në kërkim, por vetëm me cilësinë e deklaruesit në çështjen penale për të cilën policia e ka ndaluar. Për këtë fakt, prokurori ka urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm, pasi mbajtja në qeli është në shkelje e lirisë dhe të drejtave themelore të njeriut.
Ndalimi i tij është bërë në ambjentet e zyrës nga strukturat policore, ndërkohë që Nela nuk ka bërë asnjë rezistencë. Ndërkohë për arrestimin e përmbaruesit nuk ka pasur asnjë urdhër-arresti nga ana e prokurorisë së Tiranës. Nela njihet si përmbaruesi që ka qëlluar me grushta ish-drejtorin e policisë Shemsi Prençi dhe ka ekzekutuar disa vendime penale, përfshirë këtu dhe kundër eksponentëve të PS. Vetë Nela është shprehur se në ditët në vijim do depozitojë një kallëzim penal ndaj efektivëve të policisë, të cilët kryen arrestimin e tij të paligjshëm.
Konflikti me biznesmenin
Gjithçka ka nisur me një konflikt mes shtetasit Bashkim Meçi dhe biznesmenit Pashk Metaj, i cili është administratori i kompanisë “Midorel Impex”. Pikërisht kjo kompani ka ndërtuar një pallat pranë banesës së Bashkim Meçit, të cilës i ka shkaktuar dëme të mëdha, në çarjen e mureve,duke e bërë të pabanueshme. Nisur nga kjo situatë mes Bashkim Meçit dhe administratorit të kompanisë “Midorel Impex” ka lindur një konflikt gjyqësor, ku Meçi ka kërkuar dëmshpërblim financiar.
Gjyqi është fituar në gjykatën e Shkallës së parë dhe në Apel nga Bashkim Meçi,ku në vendimin e saj gjykata detyronte biznesmenin Pashk Metaj të paguante një shumë prej 43 milion e 500 mijë si dëm të shkaktuar nga prishja e shtëpisë. Pas këtij vendimi Bashkim Meçi i është drejtuar me një kërkesë tjetër gjykatës së Tiranës, duke kërkuar nxjerrjen e urdhërit të ekzekutimit.
Sekuestroja e banesave
Pas nxjerrjes së urdhërit të sekuestros në lojë tashmë ka hyrë përmbaruesi privat Baftjar Nela. Ky i fundit pasi është njohur me vendimet e gjykatës dhe kreditorin Pashk Metaj ka hyrë në veprim duke vendosur sekuestro në disa llogari bankare dhe më pas në tre apartamente. Mirëpo këto apartamente në hipotekë i përkasin personave të tjerë, dhe kompanisë “Midorel Impex” apo Pashk Metaj.
Sipas burimeve të policisë tre shtetasve me inicialet Sh,M., A.D., dhe B.J. kanë bërë denoncimin pasi u ishte vendosur masa e sekuestros nga përbaruesi privat Baftjar Nela, duke pretenduar se ata nuk kanë asnjë lidhje me vendimin e gjykatës dhe konfliktin mes Bashkim Meçit dhe Pashk Metaj.Nisur nga kjo situatë policia e Tiranës ka arrestuar përmbaruesin Nela, duke e akuzuar për “Shpërdorim detyre”. Disa orë pas arrestimit të përmbaruesit Baftjar Nela policia u justifikua se ndalimi ishte bërë për shkak të një kallëzimi që kishin bërë tre shtetas, të cilëve Nela u kishte kërkuar para për lirimin e pronës.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Pranga përmbaruesit Baftjar Nelaj, bllokoi 3 prona pa vendim gjykate