TIRANE - Shtyhet gjyqi për ish-gjyqtarin Neritan Tabaku, i cili akuzohet për lirimin e Ilir Xhakjes, i dyshuari kryesorpër ekzekutimin e komisarit të Policisë së Shijakut, Adem Tahiri.
Seanca e planifikuar për t’u zhvilluar paraditen e sotme, u shty pasi gjyqtari i çështjes, Bujar Krasniqi kishte seanca të tjera gjyqësore në të njëjtin orar.
Gjyqtari Tabaku akuzohet për shpërdorim detyre, pasi liroi dhe më pas vonoi zbardhjen e vendimit për Ilir Xhakjen, i cili gjatë kohës që ishte në liri, ekzekutoi shefin e Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiri.
Me kërkesë të ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, Tabaku u shkarkua me votë unanime nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Ilir Xhakja është shpallur fillimisht fajtor nga Krimet e Rënda dhe është dënuar me 21 vjet burg për vrasjen e shtetasit Qerim Maloku. Ky vendim ishte lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit dhe është rrëzuar në vitin 2009 nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me argumentimin se kjo akuzë që i atribuohet të pandehurit sipas ligjeve në fuqi, nuk është në kompetencë të Krimeve të Rënda, por e Gjykatës së Rrethit.
Pasi çështja është rishqyrtuar në shkallën e parë në Durrës nga gjykatësi Neritan Tabaku, ai i ka pushuar akuzat e tjera duke lënë vetëm atë të armëmbajtjes pa leje. Tabaku e dënoi Xhakjen me kohën e paraburgimit, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm nga burgu.
Gjyqtari nuk e zbardhi të arsyetuar asnjëherë vendimin për lirimin e Xhakjes.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com