TIRANË- Në një kohë Kur Gjykata e Tiranës, i ka dalë në mbrojtje gjyqtarit Gerd Hoxha që ka liruar nga burgu vrasësin, Dan Hutra, deputeti socialist Erion Braçe hedh akuza të rënda në drejtim të tij. Ai thotë se Gerd Hoxha ka dhënë argumente absurd në vendimin për të liruar nga burgu Hutrën, teksa ajo që e bën më të rëndë tha Braçe, është fakti që ai ka kaluar vettingun. Sipas Braçes, ky gjyqtar e ka kaluar vettingun me ndërhyrje “sa andej, këtej”.

“Lexoni ça ka thënë gjykatësi atje! Është një tmerr që ky njeriu që ishte dënuar me 16 vite burg, shumë pak se ka vrarë gruan e tij vetëm 22 vjeçe, ky njeriu ka pak klasë shkollë dhe kjo e bën të mos kuptojë rregullat dhe normat e familjes dhe shoqërisë, që ky njeri nuk ka kërcënuar por ka kanosur me fjalë jo me vepra thotë gjyqtari… dhe ky gjyqtar e ka kaluar Vetingun, dhe e ka kaluar me ndërhyrje edhe këtej edhe këtej, ky është problemi!”, tha Braçe.

Në përgjigje të akuzave të tij, erdhi deputetja demokrate, Jorida Tabaku, e cila ngriti pyetjen, “kush nga PD-PS ka kaq shumë influencë sa të ndërhyjë në Vetting”. Sipas saj, kjo deklaratë është një tregues se kjo Reformë në Drejtësi nuk po funksionon.

“Kush e influencon vetingun? Kush ka aq fuqi. Fol me emra zoti Braçe”, tha Tabaku.

Mirëpo cilat janë argumentet që përdori Gerd Hoxha për të liruar nga burgu Dan Hutrën, i arrestuar për dhunë në familje në 16 qershor 2022, pasi ishte akuzuar nga bashkëjetuesja e tij Elena Hysa, (sot e plagosur prej ti) dhe që ishte vetëm disa muajshe shtatzënë? Report Tv ka sjellë reagimin e plotë, argumentimin e gjyqtarit Gerd Hoxha në këtë vendim të 8 shkurt 2023. Një ndër arsyet që citoi edhe Braçe, ishte fakti që Dan Hutra kishte vetëm 8 klasë shkollë, çka passjell sipas vendimit të gjyqtarit Hoxha që ai të ketë një kuptim jo të qartë të normave shoqërore dhe juridike që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore në tërësi dhe ato në familje në veçanti.

“Së pari, vepra është kryer me dashje nga i pandehuri, i shtyrë nga xhelozia, i pandehuri ka ndërmarrë veprime aktive, duke e kërcënuar (jo kanosur) me fjalë por, pa e goditur viktimën e pa i shkaktuar asaj dëmtime fizike; faktin se, i pandehuri e ka pranuar akuzën dhe ka shfaqur pendesë; faktin se Huta dhe viktima prisnin një fëmijë, ndaj të cilit i pandehuri ka detyrime themelore për rritje dhe edukim. Gjithashtu sipas gjyqtarit, autori ka një nënë te moshës 74 vjeç, e cila vuan nga disa sëmundje dhe gjithashtu, kërkon kujdes shëndetësor të vazhdueshëm që mund të sigurohet nga i pandehuri”, thuhet në reagimin e Gjykatës së Tiranës.

Dan Hutra u arrestua pas 7 orësh në arrati, pasi i kishte marrë jetën 3 grave dhe kishte plagosur 3 të tjera. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:08
Braçe tha se gjyqtari Gerd Hoxha kaloi vettingun me ndërhyrje, Tabaku: Fol me emra, kush paska kaq shumë ndikim?

 

Në përgjigje të akuzës së fortë të deputetit socialist, Erion Braçe se gjyqtari Gerd Hoxha ka kaluar vettingun me ndërhyrje “sa andej këtej”, deputetja demokratike Jorida Tabaku i ka kërkuar që të flasë me emra.

“Sa fjalë flasim që janë bosh në politikë dhe parlament është kot. Braçe meqë më pyete, kush ka ndërhyrë për gjyqtarin që të shkojë në veting. Kush e influencon vetingun? Kush ka aq fuqi. Fol me emra zoti Braçe. Unë nuk kam pasur kurrë akses te institucionet e drejtësisë. As t’i afrohem nuk e kam bërë. Kush ka influencuar që ai gjyqtar ka marrë atë vendim për atë person? Kush ndikon te veting sot? Pastaj presim një reformë që t’i japë zgjidhje të gjithave. Drejtësia liron nga burgu edhe atë pa mbrojtje politike”, tha Tabaku.

Ora 17:27
Protesta para Ministrisë së Drejtësisë, akuzat e protestuesit: Kunati më vrau motrën në shtator, po ky gjyqtar, Gerd Hoxha e liroi

Një qytetar gjatë protestës së sotme para ministrisë së Drejtësisë, hodhi akuza se kunati i ka vrarë motrën shtatorin e vitit të kaluar dhe se vrasësi i motrës së saj është i lirë. Qytetari tha se Shefqet Lika i ka vrarë motrën në bashkëpunim me motrat e tij. Sipas tij e ka liruar gjyqtari Gerd Hoxha.

“Jetën ta ka falur zoti dhe drejtësia duhet të ngushëllojë familjarët e viktimave,, Gjykatës është baras me kriminelin. Mua më kanë vrarë motrën me 4 shtator 2022. I kemi paraqitur provën prokurorisë dhe gjykatës dhe me datë 29 Dhjetor e kanë liruar nga burgu nga autori. Me motivin se ka pasur marrëdhënie të mira me komunitetin, kur në fakt marrëdhënie të mira ka pasur vetëm me alkoolin. Shefqet Lika e vrau në bashkëpunim me motrat e veta. Ne pritëm që ato të arrestohen. Ka qenë gjyqtar po ky Gerd Hoxha. Ma ka vrarë motrën për së dyti. Jetën e ka falur vetëm zoti. Ka pasur një kod, kur hasmit i zije pritë kurrë nuk e vrisje nëse ishte i shoqëruar me një grua. Sepse ajo është nënë. Sot bashkëpunëtor i krimit edhe drejtësia. Jeta e një njeriu vlen më shumë se jeta e Big Brother. Fokusohen te Big Brother dhe nuk fokusohen te jeta e njeriut. Populli shqiptar duhet të jetë më i ndërgjegjshëm për atë që ndodh në Shqipëri”, deklaroi ai.

Në bazë të të dhënave, motra e tij është Shahe Lika, por në bazë të gjykatës së Apelit, Shefqet Lika, i cili ishte burri i saj fshehur të vërtetën për vetëvrasjen e bashkëshortes së tij. Ngjarja ka ndodhi më 6 shtator, ku Shahe Lika bashkëshortja e Shefqet Likës sipas policisë u vetëvar brenda banesës së saj në Kamzë. 56-vjeçarit iu caktua masa arrest me burg nën akuzat “Shkaktimi i vetëvrasjes” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

1677776534_8004501665065150xdffdpng608.png

Shefqet Lika dhe Shahe Lika