Liroi të fortët nga burgu, ILD kërkon shkarkimin e gjytares së Krujës! Historia me abuzime dhe shkelje të rënda profesionale
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha
Një tjetër gjyqtare është vënë në shënjestrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Pas vendimit nga KLGJ për shkarkimin e Markelian Kuqos, ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha. Gazetari Arsen Rusta raporton se gjyqtarja ka qenë në hetim që prej qershorit të kaluar, pasi ka liruar disa të dënuar përjetë.
Hetimi ka përfunduar dhe raporti me shkelje të argumentuara disiplinore i është dërguar KLGJ, bashkë me kërkesën për shkarkimin e gjyqtares nga detyra për shkelje të rënda profesionale që diskretitojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës.
Veprimet dhe sjelljet e magjistrales përbëjnë shkelje disiplinore që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin. 6 vendime të dhëna prej gjyqtares në harkun kohor nga maj 2017- shkurt 2019, përbëjnë akte që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit.
Një vendim i tillë erdhi në atë periudhë si rezultat i ankesës së bërë nga Ministria e Drejtësisë për lirimin e shumë personave të dënuar me burg për jetë, mes tyre dhe Endrit Doklen, ish-numri dy i bandës së Durrësit.
Kush është Enkelejda Hoxha? Emri i gjyqtares së Krujës Enkeleida Hoxha tashmë lidhet me lirimin nga burgu të disa të dënuarve, përmes vendimeve të dyshimta, para se ajo të përballej me Vetingun. Enkeleida Hoxha u ka hapur dyert e burgut ish-numrit dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle, duke i shuar dënimin përjetë, Genc Tafilit, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim. Shqiptarja.com ka sjellë në vëmendje ekskluzivisht historinë e 15 gjyqeve, se si Endrit Dokle përdori gjyqtaren e Krujës, me pasurinë e pazakontë, për të fituar lirinë. Në një dalje të veçantë për mediat, lirimin e Dolkes, ministrja Etilda Gjonaj, e cilësoi një kambanë alarmi për drejtësinë. Ministrja deklaroi se ka kërkuar pezullimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha, si edhe ka kërkuar prokurorisë ndjekje penale për të.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
17.5%
-
Të gabuar
80.6%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 160
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
ILD për buxhetin: Duam 16,8 mln lekë shtesë, mungon dhoma e serverëve, s’plotësohen nevojat! Çupi-Financave: A do hidhen këto lekë për fushatë elektorale?
11 Nëntor, 11:57
-
Zvarriti dosjen 3 vjet/ ILD kërkoi ulje me 40% të pagës për prokurorin e Shkodrës, KLP jep vetëm vërejtje
29 Tetor, 12:39
-
Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion'! SPAK për Report Tv: I kemi përmbushur detyrimet! Jo dhe nga ILD e Gjykata e Lartë
3 Tetor, 11:38
-
Kreu i ILD Metani: Komunikimi diplomatik për drejtësinë, ndihmon procesin integrues të vendit në BE
26 Korrik, 08:44
-
Kreu i ILD Artur Metani në Kuvend: Ka pasur anatemim të punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve nga politika
15 Korrik, 16:43
-
Kreu i ILD-së vizitë zyrtare në Inspektoratin e Përgjithshëm të Drejtësisë së Francës! Në fokus procesi para-disiplinor ndaj magjistratëve
22 Qershor, 10:39
-
Punonjësi i gjykatës Lezhë ankohet në ILD për prokuroren: Zbuti veprën penale për dhunuesin
16 Qershor, 14:10
-
400 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit të një të burgosuri, KLD shkarkon gjyqtaren e dënuar nga GJKKO e Apeli për korrupsion
29 Maj, 13:33
-
Ndreca kritika ILD-së: U shqyrtuan pak ankesa të qytetarëve! Edhe SPAK pa burime njerëzore, por është produktiv! Metani: Shohim standardin, jo numrin e hetimeve
23 Maj, 12:42
-
SHBA/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani takim me profesionistët shqiptarë në Nju Jork, ftesë për bashkëpunim me ILD
10 Maj, 18:12
-
Artur Metani vizitë në SHBA, zyrtarët amerikanë riafirmojnë mbështetjen për ILD
8 Maj, 21:26
-
Dritëhijet e amnistisë! Vonesa prej magjistratëve dhe mungesa e listës zyrtare nga burgjet, ILD nis verifikimet
26 Prill, 19:35