Liroi të rrezikshmin e Vlorës, akti i ekspertimit të armës rrëzon alibinë e gjyqtares Herila Çela

Në ditët e fundit situata kriminale në vendin tonë është rënduar pas disa vrasjeve që u kulmuan me masakrën e së premtes në Resulaj të Selenicës me 8 viktima. Në këtë situatë problematike bëhen më shqetësuese vendimet lehtësuese që marrin gjykatat tona për personat problematikë, që edhe pse bëhen protagonist në disa përplasje me armë, sërish lihen rrugëve të lirë.

Një nga këto rastet ka qenë ajo e disa ditëve kur një i ri vlonjat protagonist i një përplasje me armë në mes të qytetit të Vlorës, kapet pas një muaji sërish me armë në makinë, pasi kishte thyer masën e “arrestit në shtëpi” dhe Gjykata e Vlorës e nxjerr nga burgu. Report Tv dhe Shqiptarja.com e kanë sjellë këtë rast në vëmendje duke publikuar vendimet e gjyqtares Herila Çela e cila fillimisht e la në burg Tauland Manaj (Beqiri) dhe në seancën e dytë vendosi që ta nxirrte nga burgu duke e lënë me masën e lehtë të sigurisë “Arrest shtëpie”, një masë që nuk e kishte penguar aspak edhe më parë të riun vlonjat që të dilte i armatosur nëpër qytet.

Vendimi për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Tauland Manajt

Pas publikimit të lajmit nga Report Tv dhe Shqiptarja.com ka reaguar edhe ministria e Drejtësisë që i ka kërkuar zyrtarisht Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të shkarkojë gjyqtaren Herila Çela. Vetë gjyqtarja ka mbrojtur vendimin e saj duke u shprehur se ka vendosur në bazë të provave që ka pasur në dispozicion. “Jam e përgjegjshme absolutisht me vendimin dhe vendimmarrjen. Jam bazuar në provat që janë paraqitur në seancën gjyqësore nga ana e Prokurorisë”, ka deklaruar gjyqtarja Herila Çela para disa ditësh për “Top Channel”.

Një nga provat kryesore që ka paraqitur prokuroria e Vlorës në gjykatë për të përligjur masën “arrest me burg” që ka kërkuar për Tauland Manaj ka qenë edhe akt tekniko-balistik i armës së kapur këtij shtetasi. Këtë dokument “Shqiptarja.com” e disponon dhe po e publikon sot. Në këtë ekspertizë del qarta se pistoleta e gjetur në makinë e të riut vlonjat ka qenë në gjendje të kryejë qitje ën çdo moment, pra me rezikshëmri të plotë.

Dokumenti i ekpertizës: Pistoleta në gjendje qitje
Në aktin e ekspertizës me numër 7473 të datës 11 korrik 2018 thuhet që në fillim se po bëhet ekspertizë për një armë zjarri të sekuestruar shtetasit Tauland Manaj dhe 25 fishekëve që janë gjetur bashkë më pistoletën tip “Beretta”. 

Në fillim të dokumentit jepen tre pyetjet që i ka kërkuar prokuroria ekspertit që t’i japë përgjigje. 
1. Nëse arma e zjarrit pistoletë e markës “Pietro Beretta”, e kalibrit 9mm, me numër në trupin e saj “E99266P”, sekuestruar siç përshkruar në pjesën konstatuese të këtij vendimi, a është në gjendje të rregullt teknik dhe nëse po a mund të realizohet qitje me të? 
2. Fishekët në krehërin e armës në fjalë… a janë në gjendje të rregullt teknike dhe të përshtatshëm për të realizuar qitje? 
3. Arma e zjarrit… a ka qitur predha apo gëzhoja të të njëjtit model e kalibër të sekuestruara në ngjarjet të rrethit Vlorë, të cilat ndodhen të administruara pranë kartotekës balistike?

Për ta bërë sa më të thjeshtë për lexuesit po sqarojmë se nëpërmjet dy pyetjeve të para kërkohet të dihet nëse arma që i ishte kapur në makinë Tauland Manajt si dhe fishëket që ajo kishte në pistoletë por edhe krehëri rezervë që ai kishte me vete në çantë ishin në gjendje funksionale, pra kishin rrezikshëmri apo jo. Ndërsa pyetja e fundit ka të bëjë me faktin nëse kjo armë ishte përfshirë ën ngjarje kriminale në rrethin e Vlorës.

Eksperti kriminalistik i specializuar pasi ka bërë një përshkrim të detajuar të testimit të armës dhe fishekëve dhe kontrollit që i është bëër asaj po edhe kërkimit në system për të kaluarën e saj në fund i ka dhënë këto përgjigje: 

1. Arma e zjarrit me NR.E99266P, sekuestruar si provë shtetasit Tauland manaj në Vlorë, më datë 23.06.2018, është pistoletë luftarake e markës “Beretta”, kalibër 9 mm (9x21). Pistoleta është në gjendje të rregullt teknike dhe realizon qitje normale. 
2.Gëzhojat e regjistruara në sistemin “ARSENAL” nuk u identifikuan të qitura nga pistoleta e kalibrit 9 mm me NR.E99266P
3.25 fishekët objekt i eksperimentimi janë fishekë standart luftarakë të fabrikuar të kalibrit 9 mm (9x21), që përdoren si municion për pistoletat dhe automatikës e kalibrit 9 mm. Fishekët janë teknikisht të rregullt dhe të përshtatshëm për qitje.

Pra me qartësi eksperti sqaron se arma është e rregullt pra mbart rrezikshëmri vdelkjeprurëse dhe fishëkët gjithashtu. Ndërsa sqaron se kjo armë nuk rezulton e përdorur në vepra kriminale. Kështu një armë me rrezikshëmri të plotë me 25 fishekë që iu kap Tauland Manaj, person i akuzuar për tentativë vrasje në një përleshje me armë, i cili kishte thyer edhe masën e sigurisë “arrest shtëpie”, sipas gjyqtares Herila Çela nuk ishte provë e duhur që ky person paraqet rrezikshmëri.




Aktekspertimi i armës që iu gjet Manajt

Justifikimi i gjurmëve të gishtave dhe krehëri rezerëv në çantë
Nga vendim i datës 6 gusht 2018 i gjyqtares Herila Çela jepet edhe arsyetimi i saj se pse ajo nuk bindet nga provat duke e liruar nga burgu Tauland Manajn. “Nisur nga sa me sipër arsyetur, rezulton se dyshimi i arsyeshëm (që bëri të mundur dhe legjitimoji, ndalimin me iniciative të këtij shtetasi dhe caktimin e masës se sigurimit personal “Arrest ne burg”), pretendohej se bazohej ne faktin se arma e gjetur në makine i përkiste shtetasit Tauland Manaj, ndërkohë që në të nuk u gjendën gjurmë të tij në bazë të aktit të ekspertimit të administruar në dosje.”, shkruan gjyqtarja Çela në vendimin e saj të datës 6 gusht.

Gjyqtarja e Vlorës ka marrë për bazë vetëm faktin e mosgjetjes së gjurmëve të gishtave të Tauland Manajt mbi armë. Por vetë i riu i ka deklaruar policisë në momentin e ndalimit se kishte armë në makinë. Për më tepër që krehëri rezervë i pistoletës “Beretta” atij i është kapur në çantën që kishte me vete! Dhe këto prova gjyqtarja Çela i kishte para syvë se i ka përmendur vetë në vendimin e firmosur nga ajo të 6 gushtit.

Ja çfarë shkruhet për këto prova në vendimin e datës 6 gusht që zbardhi ekskluzivisht Shqiptarja.com para disa ditësh: “Patrulla e policisë së rendit publik është vënë në ndjekje të mjetit në fjalë dhe në vendin e thirrur “Kapelia”, kanë ndaluar mjetin në fjalë, njëkohesisht aty ka shkuar edhe një tjeter patrull e policisë se rendit publik (FNSH). Menjëherë sapo kanë ndaluar mjetin në fjalë kanë pyetur drejtuesin e mjetit për sende të kunderaligjshme, i cili pasi është vetidentifikuar ka shpjeguar se, kishte një armë zjarri tip pistoletë.

Në këto rrethana fakti nga policia gjyqësore është hartuar procesverbali kapjes në flagrance të shtetasit Tauland Manaj si dhe shoqërimi tij për në ambjentet e Komisariatit të Policisë Vlorë së bashku me mjetin tip Mercedes Benz me targë AA194KL. Në lidhje me këtë fakt penal oficer të policisë gjyqësore kanë kryer veprimet e para hetimore si, kqyrjen e mjetit tip Mercedes Benz me targë AA194 KL, nga ku poshtë sediljes së parë (drejtuesit të mjetit) kane gjetur dhe marrë një arme zjarri pistoletë e markës  “Pietro Berreta”, caliber 9-mm se bashku me krehërine e armës me brenda fishekë të kalibrit 9-mm.

Ne çantën marsup të të dyshuarit Tauland Manaj kanë gjetur dhe marrë në cilesinë e provës një krehër armë zjarri me fishekë, një sasi materiali bimor me ngjyre erë dhe karakteristika të ngjashme me atë të lendës narkotike cannabis sativa me peshë të përgjithshme 0.9 g, si dhe shuma prej 1250 euro dhe shuma prej 5200 lekë, si dhe sende te tjera personale të të dyshuarit Tauland Manaj, kartë identiteti, leje drejtimi, telephone, etj.”, thuhet në vendim sipas raportit të policisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 12/08/2018 13:00

    Kjo dihej, ajo qe nuk dime ende eshte se kur do shkarkohet, do te ndiqet penalisht dhe nese do i vihet sekuestro per pasurine e paligjshme kesaj minstre. Hetimet duhen shtrire dhe jashte vendit, per hyrjet dhe daljet te te afermve pasi nen friken e vetingut eshte e sigurt qe po i transferojne parate e krimit me canta.

    Përgjigju
  • Xxx: 12/08/2018 13:00

    Gjyqtar dhe prokuror me gjykime te tilla nuk eshte denuar asnjeri,mbasi mbrojne njeri tjetrin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja