Liroi të rrezikshmin e Vlorës, Gjonaj i kërkon KLD nisjen e hetimit ndaj gjyqtares Herila Çela (Dokumenti)

Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nisjen e hetimit disiplinor ndaj gjyqtares së Vlorës, Herila Çela

Gjyqtarja akuzohet se liroi nga burgu të akuzuarin për tentativë vrasje, Tauland Manaj. Në shkresën e MD drejtuar KLD-së thuhet se: "I pandehuri për të cilin gjyqtarja Çela ndryshoi masën e sigurimit personal është person me precedent pernal dhe i dyshuar si i përfshirë në kroime të rënda, përplasje me armë dhe mosbatim të vendimeve të gjykatave, rrethana të cilat janë vlerësuar nga gjyqtarja Herila Çela. Sa më sipër, MInistri i Drejtësisë vlerëson se ka vend për fillimin e hetimit disiplinor për shkelje të depozitave urdhëruese lidhur me mënyrën e disponimit nga ana e gjyqtares Herila Çela". 

Kërkesa e MD drejtuar KLD për shkarkimin e gjyqtares Herila Çela

Report Tv denoncoi pak ditë më parë vendimin e gjyqtares së Vlorës. Me vendimin numër 1416 datë 6.8 2018 gjyqtarja Çela ka vendosur të heqë arrestin me burg për 28 vjeçarin Manaj duke caktuar për të arrest në shtëpi. Manaj u arrestua në qershor 2018 pasi ai u kap nga policia e Vlorës duke udhëtuar në një automjet i armatosur dhe pse ishte nën masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Por paçka këtyre provave gjyqtarja Çela ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për lënien në fuqi të arrestit duke i dhënë lirinë 28 vjeçarit. Emri i Beqirajt u bë publik në muajin shkurt ku dy grupe rivale u përfshin në një shkëmbim zjarri në qytetin e Vlorës. Janë këto pamjet e siguruara asokohe ekskluzivisht nga ReportTv ku disa të rinj mes tyre i dyshuar dhe Talunat Manaj Beqiraj u përfshin në përplasjen me armë të ngjashme si “Far Ëest”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sonel: 10/08/2018 19:50

    Ah cja beri mire. Kjo ju bie kokes ktyre maskarenjve te gjyjatave.

    Përgjigju
    • DjemtEnvKrenAtdh: 11/08/2018 04:04

      Po me ekstradimin cu be?!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja