Sali Shehu thirrje Veliajt: Urdhëroni menjëherë ndalimin e kësaj marrëzie provokuese

Sali Shehu thirrje Veliajt: Urdhëroni menjëherë ndalimin e kësaj marrëzie provokuese

Sali Shehu

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Sali Shehu, me anë të një letre zyrtare drejtuar qeverisë, kreut të bashkisë, dhe presidentit thekson se tentativa për t’i nxjerrë jashtë nga zyra, është provokim i rëndë dhe i jashtëligjshëm.

Shehu nga ana tjetër i bën thirrje bashkisë që të urdhërojnë ndalimin e kësaj marrëzie provokuese që bie ndesh me frymën e bashkëpunimit politik që duhet të ketë vendi në prag të zgjedhjeve pasi ky është një nga kushtet e integrimit të Shqipërisë dhe është vendosur në rezolutën e BE-së.

‘Nga zyrat e Bashkisë Tiranë ka ardhur një shkresë e pafirmosur, e pavulosur në mënyrë jo institucionale, e cila bën fjalë për lirimin e ambiente që disponon FRD që nga muaji prill 2016. Fryma e Re Demokartike e quan si provokim të rëndë që bien ndesh flagrant me ligjin mbi partitë politike. Aq më keq tentativat e neveritshme për të fikur dritat si dhe përdorimi i policisë bashkiake, e cila paguhet nga taksat e shtetit shqiptar për të ndaluar, antarët e partisë së Frymës së Re Demokratike, të ngjiten në selinë e tyre, janë të papranueshme , thellësisht politike, dhe mjaft të rrezikshme në këtë prag zgjedhjesh. Zoti, Kryetar, ju bëjmë me dije që ne jemi në të drejtën tonë, të drejtë të cilën na e siguron ligji mbi Partitë Politike, neni 22, pika b, paragrafi 2 të cilën e citojmë ‘Partitë Politike pajisen me ndërtesë, për selinë e tyre qendrore dhe zyra vendore; Këtë të drejtë e ka dhe parti politike, mesatarja e votave të së cilës në tri zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë mbi 1 përqind në shkallë vendi’. Zoti Veliaj, FRD nuk mund ta besojë se këto veprime janë urdhëruar nga ju, prandaj duhet menjëherë që të urdhëroni ndalimin e kësaj marrëzie provokuese që bie ndesh me frymën e bashkëpunimit politik që duhet të ketë vendi në prag të zgjedhjeve pasi ky është një nga kushtet e integrimit të Shqipërisë dhe është vendosur në rezolutën e BE-së. Kërkojmë në mënyrë urgjente ndërhyrjen tuaj të menjëhershme për të ndalur këtë akt të paprecedentë, të paligjshëm, dhe thellësisht politik.’- thuhet në letrën e Shehut.


Lajmi kryesor:

Bashkia u kërkon të lirojnë zyrat! Sherr dhe përplasje fizike te FRD, Meta kërcënon policët: Do ju çoj në burg me duart e mia, do përfundoni nën këpucët e shqiptarëve! VIDEO nga përleshja


Ora 17:32
Sali Shehu thirrje Veliajt: Urdhëroni ndalimin e kësaj marrëzie provokuese
  • M.Q./Shqiptarja.com
    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

    Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'