Ndonëse pas shumë orësh Partia Demokratike bëri publik 150 fituesit e Këshillit Kombëtar, sërish në të nuk u publikua numri i votave që kishte marrë secili nga anëtarët e rinj të PD-së. publikimi i listës që gazeta “Shqiptarja.com” e ka të afishuar, nuk ka asnjë të dhënë se kush ka qenë kandidati me më shumë vota. Renditja e tyre u bë në bazë të rendit alfabetik dhe jo në bazë të votave që kishte marrë secili kandidat. Ky është një akt i pa precedent pasi Berisha në vitin 2009 kur bëri zgjedhjet për Këshill i nxori votat për secilin nga fituesit.
/Shqiptarja.com










