Publikimi i listës së pagave tregoi evazionin fiskal që kanë kryer një sërë kompanish, e për këtë Lulzim Basha bën fajtor kryeministrin Edi Rama.
“Taksa Rama rriti informaliteti, tregoi se sa i drejtë është programi ynë për taksën e sheshtë, tregu është i shkatërruar, jepet pa garë, për çdo profesion paga që paguhet nga koncesionarët është e lartë, ndaj hetimi dhe ndalimi dhe rikthimi i fondeve nga koncesionarët është një prioritet. Kam udhëzuar një grup që planin tonë për ndryshimin e vendit, t’i shtojnë një dimension të ri, për të çmontuar mekanizmin kriminal të koncesioneve. Kthimi në normalitet nuk mund të vijë pa ndëshkuar përgjegjësin”, tha Basha.
Lajmi kryesor:
5 janari, Basha: Asgjë s'do ndodhë! Të përgatitur për çdo skenar! Grupi ‘na bashkoi Non-Grata amerikane’ do zgjerohet, janë e shkuara! (VIDEO)










