TIRANË- Në një kohë kur Sali Berisha i ka vënë afat 5 janarin për të liruar zyrën, Lulzim Basha thotë se 2022 do të jetë një vit i mbarë për shqiptarët e që do e ndajë përgjithmonë të shkuarën nga e ardhmja. Në 5 janar, Basha thotë se nuk do të ndodh asgjë, duke qetësuar demokratët, e ndërsa edhe pse ka këtë bindje, thekson se Partia Demokratikë është e përgatitur për çdo lloj skenari, si për 5 janarin, por edhe për 8 janarin, ku është thirrur një protestë nga Berisha.

“Asgjë nuk do të ndodhë, asgjë, PD është e përgatitur për çdo situatë dhe nuk do të lejojmë trekëndëshin e Bermudës ta zhvendos fushën e betejës në PD”, tha Basha.

Sot nga çdokush Partia Demokratike shihet si e ndarë në dy pjesë, por për Bashën kjo është vetëm një ëndërr e Edi Ramës, e që për këtë i vjen në ndihmë edhe Sali Berisha, ose “tubi i oksigjenit” të kryeministrit siç ai e quan. Kësaj ëndrre, Basha thotë se ia ka shuar Ramës në 9 shtator, kur përjashtoi nga grupi parlamentar Berishën dhe në 18 dhjetor, kur u mbajt Kuvendi Kombëtar i demokratëve. Ai ka pasur edhe një parashikim, duke thënë se grupi i të shpallurve ‘Non Grata’ do të zgjerohet.

“Nuk mund të them se kam arritur ta them atë që ka thënë Rama, sot kështu që nuk kam koment për këtë në vetvete, ëndrra e Ramës për të pasur përballë një parti të damkosur me Non Grata mori goditjen e parë në 9 shtator dhe u bë pluhur dhe hi në 18 dhjetor, ku demokratët zgjodhën të ardhmen. Ka arsye të jetë nervoz. Përpiqet ta legjitimojë, ai dhe ortaku i tij, tubi i oksigjenit, të gjitha kanë dështuar e do të vazhdojnë të dështojnë. Sa për Ramën dhe grupin e tij na bashku ‘Non Grata’ amerikane, por ai ma dha frymëzimin për këtë, do të zgjerohet shumë shpejt janë e shkuara demokratët kanë zgjedhur të ardhmen”, tha Basha.

Një urim për fundvit pati për Edi Ramën, e ndërsa për brinjët e tjera të ‘trekëndëshit të Bermudës’, Ilir Meta dhe Sali Berisha, e anashkaloi pyetjen,

“Sa për Ramën në aspektin personal i uroj pleqëri të mbarë, në rrafshin  politik, mos i ardhtë kurrë një njeri i tillë. Urimi im për shqiptarët është të jetë një vit që të kthehemi drejt normalitetit, një vend normal që të realizojnë ëndrrat e tyre sipas aftësive dhe dëshirave dhe mundësive që kanë dhe me një shtet që i ndihmon dhe jo nuk i punon, 2022 është një vit i mbarë për t’u ndarë nga e keqja 31 vjeçare, dhe PD e çliruar nga e shkuara është e vendosur për t’i prirë kësaj, me një reflektim të thellë, me një ripërtëritje, vizioni dhe shpirtit, por edhe korpusit tonë politik, por me një thirrje të veçantë për të rinj”, tha përfundoi kryedemokrati.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:18
Basha urim për Ramën: Pleqëri të mbarë dhe mos i ardhtë Shqipërisë një njeri si ty! Shmang Berishën dhe Metën

Lulzim Basha ka një urim për Edi Ramën.

“Sa për Ramën në aspektin personal i uroj pleqëri të mbarë, në rrafshin  politik, mos i ardhtë kurrë një njeri i tillë”, tha Basha.

E ndërsa për brinjët e tjera të ‘trekëndëshit të Bermudës’, Ilir Meta dhe Sali Berisha, e anashkaloi pyetjen, duke e kthyer në një urim për shqiptarët.

“Urimi im për shqiptarët është të jetë një vit që të kthehemi drejt normalitetit, nj vend normal që të realizojnë ëndrrat e tyre sipas aftësive dhe dëshirave dhe mundësive që kanë dhe me një shtet që i ndihmon dhe jo nuk i punon, 2022 është një vit i mbarë për t’u ndarë nga e keqja 31 vjeçare, dhe PD e çliruar nga e shkuara është e vendosur për t’i prirë kësaj, me një reflektim të thellë, me një ripërtëritje, vizioni dhe shpirtit, por edhe korpusit tonë politik, por me një thirrje të veçantë për të rinj”, tha Basha.

Ora 17:54
5 janari, Basha: Asgjë nuk do të ndodhë! Jemi të përgatitur për çdo skenar

 

Lulzim Basha ka bërë me dije se në 5 janar, atëherë kur Sali Berisha i ka lënë afat të lirojë zyrën, nuk do të ndodhë asgjë

“Asgjë nuk do të ndodhë, asgjë, PD është e përgatitur për cdo situatë dhe nuk do të lejojmë trekëndëshin e Bermudës ta zhvendos fushën e betejës në PD”, tha Basha.

Ora 17:50
Basha i përgjigjet Ramës: Ëndrra për të pasur përballë një PD të damkosur me ‘Non Grata’ u shua në 9 shtator dhe 18 dhjetor

 

Lulzim Basha i kthen përgjigje Edi Ramës, i cili tha se nuk di se më këtë të komunikojë në PD-së për bashkëpunimin për reformat kryesore.

“Nuk mund të them se kam arritur ta them atë që ka thënë Rama, sot kështu që nuk kam koment për këtë në vetvete, ëndrra e Ramës për të pasur përballë një parti të damkosur me Non Grata mori goditjen e parë në 9 shtator dhe u bë pluhur dhe hi në 18 dhjetor, ku demokratët zgjodhën të ardhmen. Ka arsye të jetë nervoz. Përpiqet ta legjitomojë, ai dhe ortaku i tij, tubi i oksigjenit, të gjitha kanë dështuar e do të vazhdojnë të dështojnë. Sa për Ramën dhe grupin e tij na bashku ‘Non Grata’ amerikane, por ai ma dha frymëzimin për këtë, do të zgjerohet shumë shpejt janë e shkuara demokratët kanë zgjedhur të ardhmen”, tha Basha.

Ora 17:46
Lista e pagave nxori në pah evazionin fiskal, Basha: Taksa Rama rriti informalitetin

 

Publikimi i listës së pagave tregoi evazionin fiskal që kanë kryer një sërë kompanish, e për këtë Lulzim Basha bën fajtor kryeministrin Edi Rama.

“Taksa Rama rriti informaliteti, tregoi se sa i drejtë është programi ynë për taksën e sheshtë, tregu është i shkatërruar, jepet pa garë, për çdo profesion paga që paguhet nga koncesionarët është e lartë, ndaj hetimi dhe ndalimi dhe rikthimi i fondeve nga koncesionarët është një prioritet. Kam udhëzuar një grup që planin tonë për ndryshimin e vendit, t’i shtojnë një dimension të ri, për të çmontuar mekanizmin kriminal të koncesioneve. Kthimi në normalitet nuk mund të vijë pa ndëshkuar përgjegjësin”, tha Basha.