TIRANE - Qeveria ndryshon listën e barnave të rimbursueshme për vitin 2015. Në vendimin nr. 367, Këshilli i Ministrave heq nga lista e barnave disa ilaçe që tregtohen në farmacitë e spitaleve dhe disa barna që janë në listën e përgjithshme të rimbursimit. “Lista e barnave që tregtohen në farmacitë e spitaleve 2015”, në grupin L04, imunosupresivët, bëhen ndryshimet: Bari me kod 214/308, ciclosporin 25mg capsul, hiqet. Bari me kod 215/308, ciclosporin 100mg capsul, hiqet.
“Lista e barnave të rimbursuara 2015”, bëhen këto ndryshime: Në grupin C08, kalçibllokuesit, bari me kod 74/197, amlodipine 5mg tablet, hiqet. Në grupin J01, antibakterialët sistemikë, hiqen: bari me kod 360/197, clarithromycine 250mg tablet dhe bari me kod 361/197, clarithromycine 500mg tablet. Në grupin L02, barnat në terapinë endokrine, bari me kod 580/105, bicalutamide 50mg tablet, hiqet; Në grupin S01, barnat ophtalmike, bari me kod 525/200, tobramycine 3mg/ml-5ml pika, hiqet”, - përcakton vendimi i qeverisë.
/Shqiptarja.com