‘Lista e Shkodrës me anonimë’/ Kandidatët e rinj të PS dhe PD debat në studion e Report Tv, Kopliku: Do luftoj të fitoj edhe pse në listë të hapur, Bashaj: Do provoj veten 

Të rinjtë në politikë dhe zhgënjimet apo vlerësimet e tyre për kandidimin në listën e hapur ishin disa nga pikat e diskutimit në debatin e Studio Live në Report Tv. Të ftuar në emision ishin Roy Bashaj Sekretar i Rinisë së Partisë Socialiste, kandidat për PS në Tiranë dhe nga ana tjetër Tedi Kopliku, kandidat i PD-së në Shkodër.  Fillimisht të rinjtë kanë folur në lidhje me dallimet dhe perceptimet që ata vënë re nga kampet ku ndodhen në raport me fushatën. 

Kopliku theksoi se lista e PS-së në Shkodër sipas tij është e mbushur me emra anonim. 

Kopliku: Lajmi i mirë është që të majtët janë në burg dhe ata që kanë ndikuar në Shkodër. Listat janë të dallueshme, edhe me ata përballë, socialistët kanë një listë anonimësh, kurse Partia Demokratike u flet qytetarëve. Fushata po vazhdon normalisht, na janë ndarë zonat për përgjegjësinë që kemi si deputet. Përsa I përket programit, është një program që Lufton mjerimin dhe Shkodra ka vuajtur shumë nga shpopullimi. Progami I PD-së synon që të nxjerrë Shqipërinë nga siguria. 

Bashaj nuk ka ndarë të njëjtin mendim me Koplikun, Sekretari i Rinisë për PS-në ka thënë se fushata në këndvështrimin e tij është pozitive dhe me një frymë angazhimi. 

Bashaj: Është një fushatë pozitive dhe është shumë rëndësishme si e trajtojnë kandidatët vetë dhe partia. Nuk kam ndonjë historik familjar apo nga familja që janë angazhuar më përpara, është një hyrje shumë natyrale dhe nuk pata ndonjë gjë specifike. E kam thënë dhe më përpara, është grupi që unë e kam gjetur aty, të cilët më mbajtën dhe më joshën e të isha pjesë e këtij grupimi politik. Kam përshtypjen që më shumë kam anuar nga e majta dhe e kam gjetur në kauzat e PS-së. 

Një tjetër pikë e diskutimit midis dy të rinjve ishte dhe pjesa kur secili u pyet për vendin e vetë në lista. 

Kopliku u shpreh se do donte të ishte në listën e mbyllur, por kjo s’është arsye sipas tij për mos tu angazhuar dhe në atë vend që është përfaqësues. 

Kopliku: Unë nuk them që duhet të isha në vend të atyre 4. Duke qenë në listë të hapur, unë jam futur për të fituar. Në 3 vitet e fundit, departamenti brain gain ka treguar që ne kemi bërë politikë. Edhe primaret treguan që departamenti im u përfaqësua. Nqs do isha në listat e mbyllura do të ishte një lehtësi për të qenë gati në Kuvend, por lista e hapur më legjitimon për të bërë një luftë të hapur aty.

Bashaj nga ana tjetër tha se për të është një sfidë dhe privilegj në raport me gjithë angazhimin qoftë dhe personal dhe kolektiv sipas tij. 

Bashaj: është një mundësi shumë e mirë për të testuar veten. Për ne të rinjtë është realisht mirë për peshën që kemi apo jo në territor. Puna do jetë po si në listë të hapur, unë në këtë formë e kam marrë sfidën. Pas 10 vitesh angazhim këtë dua të tregoj, që sa kam arritur të mësoj të jap më të mirë. Është privilegj për mua që të garojë në këtë listë. 

H.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Parrucjani anti komunist: 24/03/2025 17:47

    Tedi nga gjyshërit komunistë babai oficer i PPSHsë xhaxhai sekretar në Gjyjaten e Shkodërs në kohen e diktaturë sot antarë të PDsë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Rama: Nuk jemi ‘hajt të kapim na një gjë’ si këta të kënetës që thonë do i bëjmë 500 euro pensionet dhe naftën 5 cent! Tregon bisedën me Nanon

Rama: Nuk jemi ‘hajt të kapim na një gjë’ si këta të kënetës që thonë do i bëjmë 500 euro pensionet dhe naftën 5 cent! Tregon bisedën me Nanon