LISTA përfundimtare/ Emrat e organeve të reja drejtuese të PD së Berishës! Ndryshime në Kryesi, shtohen Spahia, Deromemaj dhe Floriana Garo

TIRANË- Komisioni i Rithemelimit ka përfunduar procesin zgjedhor brenda partisë dhe ka qenë Albana Vokshi e cila ka prezantuar strukturën e re të PD-së. Ajo që vihet re janë ndryshimet në Kryesinë e re të partisë, ku mësohet për shkak të vakancave që u krijuan pas zgjedhjes së nënkryetarëve e sekretarit të Përgjithshëm, janë plotësuar me anëtarë të rinj.

Ashtu si e kishte paralajmëruar më herët Report TV, pjesë e Kryesisë do të bëhen Bardh Spahia, Genc Deromemaj, teksa është shtuar Sorina Koti dhe Floriana Garo, duke respektuar kuotën gjinore. 

Këto zgjedhje janë shoqëruar me shumë polemika, ku herë pas here është kundërshtuar si një proces që përçan edhe më tej Partinë Demokratike, por për Vokshin këto zgjedhje ishin një triumf të demokracisë.

“Kështu përmbyllet procesi zgjedhor më demokratik, më transparent, më me integritet e më i besueshëm në një parti politike në Shqipëri. Një triumf i demokracisë dhe votës së lirë. Rikthimi te vota është hapi i parë dhe më i rëndësishëm për ta cuar PD drejt fitores”, tha Vokshi.

Sipas ndryshimeve të bëra në statutin e PD nga grupi i Berishës, pjesë e kryesisë janë vetëm Kryetari, sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët , kryetarët e forumit rinor e të gruas dhe njëzet anëtarët e zgjedhur me votim të fshehtë nga Këshilli Kombëtar i PD, ndërsa jashtë mbeten 10 drejtuesit e sekretariateve dhe gjykata e partisë.

Emrat e organeve të reja drejtuese të PD
Sali Berisha – Kryetar i Partisë Demokratike
Luciano Boçi             Nënkryetar i PD
Oerd Bylykbashi       Nënkryetar i PD
Flamur Noka            Sekretar i Përgjithshëm
Ervin Minarolli          Sekretar për Organizimin dhe Burimet Njerëzore
Ivi Kaso                    Sekretar për Cështjet Ligjore dhe Zgjedhore
Ledina Mandia         Sekretar për Transparencën, Luftën kundër

Korrupsionit dhe Kthimin e Pronave
Edmond Spaho        Sekretar për Integrimin Europian
Bisilim Ahmetaj        Sekretar për të Drejtat e Njeriut
Lorenc Luka             Sekretar për Integrimin e të Përndjekurve Politikë
Jola Hysaj                Sekretar për Marrëdheniet me Publikun
Indrit Hoxha              Sekretar për Emigracionin Diasporën dhe

Organizimin e PD jashtë vendit
Ylli Asllani                Sekretar për Pushtetin vendor
Megi Balliu               Sekretar për Organizatat Partnere

Kryesia e PD
Agron Shehaj
Aldo Bumçi
Arben Ristani
Bardh Spahia
Belind Këlliçi
Edith Harxhi
Eleina Qirici
Enno Bozdo
Fatbardha Kadiu
Floriana Garo
Florion Mima
Genc Deromemaj
Gent Strazimiri
Grigels Muçollari
Ina Zhupa
Jozefina Topalli
Keltis Kruja
Luan BaçI
Mimoza Hajdarmataj
Sorina Koti

Albana Vokshi – Kryetare e LDGSH
Komisioni i Apelit
Adriana Kalaja                Kryetare
Elton Bano                     Anëtar
Anxhela Malko               Anëtar
Ledio Nura                     Anëtar
Gledis Cela                     Anëtar

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Google bllokon mijëra web faqe me lajme të rreme pro Kinës

Google bllokon mijëra web faqe me lajme të rreme pro Kinës