Listat e fituesve, kush duhet
të regjistrohet në Universitet
PDF/Lista me fituesit në Universitete

Listat e fituesve, kush duhet<br />të regjistrohet në Universitet<br />PDF/Lista me fituesit në Universitete
Ka përfunduar ditën e djeshme afati i regjistrimi të kandidatëve që ishin shpallur fitues në Universitet. Ndërkohë që vijon të ulet vija e kuqe, për ata kandidatë të cilëtn nuk janë regjistruar ende në Universitet.

Sipas Ministrisë së Arsimit të gjithë ata maturantë të cilët emri i tyre në portalin e klasifikimit online, u del me ngjyrë jeshile, duhet të shkojnë të regjistrohen pranë sekretarive. Nga sot fillon minifaza e fundit e regjistrimeve dhe Ministria e Arsimit u bën apel maturantëve që kanë fituar, që të mos presin më gjatë.

Kjo për shkak se në datën 27 tetor mbyllen të gjitha fazat për tu regjistruar në Universitet. Ndërkohë burime të gazetës bëjnë me dije se janë ende më shumë se 3500 kuota të paplotësuara në Universitetet publike.

Numëri më i lartë i kuotave bosh, është në disa nga universitetet e rretheve, por edhe në Universitetin e Tiranës janë ende kuotat të paplotësuara. Burime të gazetës bëjnë me dije se janë më shumë se 1 mijë kuota të paplotësuara në degët e Universitetit të Tiranës.

Degët që vijojnë të kenë më shumë kuota të lira janë ato në Fakultetin Ekonomik, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Ndërkohë edhe në Universitetin Politeknik të Tiranës ka ende një pjesë të kuotave bosh.

Sot gazeta publikon ID e stdudentëve që janë shpallur fitues në Fakultetin Ekonomik.

Ndërsa për sa i përket fakulteteve të tjera, maturantët duhet që të kontrollojnë vazhdimisht renditjen e tyre në portalin e kalsifikimit, pasi mund të shpallen fitues në çdo moment dhe menjëerë më pas duhet të bëjnë regjistrimin.


  (Lista e personave që duhet të regjistrohen)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital