Dy partitë e mëdha me sa duket janë për "listat e mbyllura" për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke treguar se nuk e kanë pritur pozitivisht propozimin e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, për këtë variant.
Sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani duke se ka ndjekur linjën e Sali Berishës, duke u pozicionuar kundër listave të hapura.
“Si specialist i fushës dhe si ish-kryetar i KQZ-së, jam për listat e mbyllura”, është shprehur Ristani. Ai ka vijuar duke theksuar se “listat e hapura nuk arrijnë të orientojnë si duhet votuesit”. Një qëndrim të tillë e shprehu kohë më parë edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili "rrëzoi" tezën e Lulzim Bashës i cili u poziciua pro "listave të hapura".
"Listat e hapura kanë këtë problem; nëse vendosen listat e hapura, biznesmeni që kandidon përdor të gjitha mjetet për të marrë më shumë vota. Ju do të thoni se po qe një biznesmen i ndershëm nuk ka asnjë të keqe, por po qe një mafioz, mafia ngrihet në piedestal. Në rast se vendosen kritere të sakta të listave, atëherë dhe kanë kuptim”", ishte qëndrimi i Berishës.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com