Listat e PD-së janë të paplota
sot afati i fundit për t'i plotësua

Listat e PD-së janë të paplota<br />sot afati i fundit për t'i plotësua
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka PD-së afat deri pasditen e sotme për të plotësuar listën e kandidatëve për deputetë dhe dokumentacionin shoqërues për të 12 qarqet e vendit.  

PD ka dorëzuar një listë me 94 emra nga 140 zona zgjedhore në të gjithë vendin, ndërsa emrave të kandidatëve u mungojnë të dhënat elementare si atësia, datëlindja apo dhe formulari i dekriminalizimit, një tjetër kriter bazë ky për të bërë të vlefshëm kandidimin në 25 Qershor. Gjithashtu, PD nuk ka respektuar as barazinë gjinore, një tjetër detyrim ky i Kodit Zgjedhor.

Në mbledhjen e djeshme pasdite propozimi pë t'i lënë 24 orë afat PD-së ishte i përfaqësuesit të LSI, i cili u miratua me 4 vota të anëtarëve të KQZ, ndërsa u kundërshtua nga përfaqësuesit e majtë në KQZ.

Mbledhja e KQZ u shoqërua me mjaft debate. Juristi i PS në KQZ, Eridian Salianji kërkoi miratimin e listës me 94 emra, aq sa edhe ka dorëzuar PD, por ky qëndrim hasi në kundërshtimin e kryetarit të KQZ, Klement Zguri. Sipas Zgurit, PD mund t'i bëjë ndryshime listës deri në momentin kur ajo të miratohet nga KQZ.

Emrat e kandidatëve pa gjeneralitete e deklaratë dekriminalizimi
Partia Demokratike ka dorëzuar një listë të cunguar të kandidatëve për deputetë. Si të mos mjaftonin vetëm 94 emrat, nga 140 në tërësi, lista e kandidatëve nuk shoqërohej me fotokopjen e kartës së identitetit, me atësinë dhe ditëlindjet e kandidatit si dhe formularin e dekriminalizimit. 

Në këto kushte, lista e PD e dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, bëhet e pavlefshme. PD ka afat deri pasditen e të hënës që të përditësojë listën shumëemërore si dhe të plotësojë dokumentacionin përkatës për çdo kandidat me të gjitha gjeneralitetet. 

PD rrezikon të shkojë me 94 kandidatë në zgjedhje
PD ka dorëzuar një listë kandidatësh me vetëm 94 emra nga 140 të mundshëm. Afati i vendosur nga KQZ, detyron PD-në të plotësojë listat me kandidatë në të gjitha qarqet e vendit. 

Selia blu ende nuk ka dhënë sqarime mbi arsyet se pse ka dorëzuar një listë të paplotë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. 

Listat e PD, debate në KQZ
Listat e paplota të PD-së dhe mungesa e formularëve të dekriminalizimit të kandidatëve për deputet ka shkaktuar debate në mbledhjen e sotme të KQZ-së.
 
Denar Biba gjatë mbledhjes deklaroi se nuk ka kohë për verifikimin nëse kandidatët janë me precedent penal, ndërsa anëtarët shprehen kundër plotësimit e pjesës së dytë të listës.
 
I lihet sërish kohë për deklarimin e të dhënave të deputeteve, ndërsa miratohet fleta e votimit për zgjedhjet në Kavajë.

Debatet në mbledhjen e KQZ-së
 
Biba: Ne nuk kemi më kohë për përgatitjen e procesit zgjedhor. Dihet që për fat të mirë apo të keq, fletët e votimit nuk prodhohen në Republikën e Shqipërisë por jashtë saj prej vitesh tashmë. Kërkohet një kohë e caktuar për prodhimin e fletës.
 
Zguri:  Si deklarata janë të bukura por nuk ke pse ta bësh.
 
Biba: E bukur apo jo e bukur mos më thuaj mua i thuaj qytetarëve.
 
Zguri: Merre dhe lexoje rendin e ditës, boll rrëmuje ke bërë.
 
Juristi i PD, Njazi Kosovrasti: Nëse pranojmë 26-ën ose nëse pranojmë ose të gjithë rregullat sesi administrohet dokumentacioni në Komisionin Qendror të Zgjedhje, kjo nuk do të thotë që 26-ta kur partia bën gjithçka të përsosur.
 
Juristi Ervin Salianji: KQZ-ja duhet të kishte sjellë atë që PD-ja ka sjellë atë listë dhe ne të kishim konstatuar këtu mbledhje mungesa që do të thotë mungesa në lidhje me vendet bosh që s’ka plotësuar në lidhje me dokumentacionin dhe pastaj atë që thotë Kosavrasti kthimin për plotësim    
 
'Kavaja' KQZ miraton fletën e votimit, pari në listë kandidati i PS
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka miratuar 3 kandidatët për zgjedhjet në Bashkinë e Kavajës, që do të mbahen me 25 qershor.
 
Kandidatët të cilët garojnë për këtë Bashki janë: Dorjan Murati, Maksim Kona dhe Isa Sakja.
 
KQZ gjithashtu ka votuar dhe listën e renditjes që do të jetë në fletën e votimit me 25 qershor.
 
Lista në fletën e votimit për zgjedhjet e Kavajës
 
1. Dorjan Murati

2. Maksim Kona

3. Isa Sakja
 

 
  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

FBI-ja zotohet se do të lëvizë çdo gur në rastin e sulmit ndaj Trumpit

FBI-ja zotohet se do të lëvizë çdo gur në rastin e sulmit ndaj Trumpit